I nderuar Zoti Bergman,
Ju lutem më lejoni t’ju përgëzoj për ditëlindjen tuaj të shtatëdhjetë.
Puna juaj më prek thellë në zemër sa herë që e shoh dhe unë kam mësuar shumë nga veprat tuaja e jam inkurajuar prej tyre.
Do të doja që ju të jeni mirë me shëndet dhe të realizoni edhe më shumë filma të mrekullueshëm për ne.
Në Japoni, ishte një artist i madh i quajtur Tessai Tomioka, i cili jetoi në Epokën Meiji (fundi i shekullit të 19-të). Ky artist pikturoi shumë piktura të shkëlqyera kur ishte ende i ri, dhe kur mbushi moshën tetëdhjetë vjeç, ai papritmas filloi të pikturonte piktura që ishin shumë më cilësore se ato të mëparshmet, sikur të ishte në një lulëzim të mrekullueshëm.
Sa herë që shoh pikturat e tij, e kuptoj plotësisht se njeriu nuk është me të vërtetë i aftë të krijojë vepra vërtet të mira derisa të arrijë të tetëdhjetat.
Njeriu lind foshnjë, bëhet djalë, kalon rininë, kulmin e jetës dhe më në fund kthehet fëmijë përpara se ta mbyllë jetën. Kjo është, për mendimin tim, mënyra më ideale e jetës.
Unë besoj se ju do të pajtoheni me idenë se njeriu bëhet i aftë të prodhojë vepra të pastra, pa asnjë kufizim, në ditët e fëmijërisë së tij të dytë.
Tani unë jam shtatëdhjetë e shtatë (77) vjeç dhe jam i bindur se puna ime e vërtetë sapo ka filluar.
Le të qëndrojmë së bashku për hir të filmave.
Me përshëndetjet më të ngrohta,
Akira Kurosawa.
John Swartzwelder, Sage e “The Simpsons”
Intervistoi Mike Sacks Intervista e parë e rëndësishme e një prej shkrimtarëve