Poezi nga Shpëtim Selmani
Ka 36 vite që më kanë
shkatërruar flamujt, artet,
religjioni, njerëzit,
dashuritë, poemat,
këngët e trishtimit,
vdekjet, përbuzjet,
betejat me mendjet,
ka 36 vite që luftoj
kundër budallallëkut, të ligës,
mendjemëdhenjëve,
urrejtjes dhe fanatizmit,
36 vite,
ende i fuqishëm
ndonjëherë i habitur dhe
i lodhur por ama duke parë
gjithnjë absurditetin në sy,
ka 36 vite që jam rrugëve,
pa siguri në jetë,
djalë i një atdheu të brishtë,
përballë forcave nukleare
njëjtë sikurse Ferlinghetti
me gishtin e mesëm në ajër,
ka 36 vite që diskutoj mbi
lumturinë pa e marrë seriozisht,
që diskutoj për të ardhmen pa
e përfillur,
që flasë mbi luftën me zë të lartë,
ka 36 vite që përpiqem të jem i mirë,
që përpiqem ta ruaj atë që është
brenda meje,
bukur ishte sall në pesë vitet e para
ngase nuk më kujtohet asgjë,
ajo që erdhi më pas
vazhdon të jetë çmimi
që e paguajmë kundrejt
bukurisë së qiellit.Imazhi: Jef Stanford
Jezus-Shpëtim Selmani
Fragment nga dorëshkrimi i një romani të pabotuar Shpëtim Selmani Sa më shumë që rritem humbas