NJË DITË DUHET TË IKËSH-Guy Goffette
Një ditë duhet të ikësh dhe s’di më
asgjë se ç’ishte në zanafillë
të zjarrit, as qysh, as përse
papritmas gjërat
zunë të kthehen së prapthi
dhe zjarri u shua, trëndafili u shndërrua
në gjemb, dashuria në tokë të djegur
dhe ç’mbetet me
zhurmën e hapave tanë në vend të zemrës
është pa rëndësi: fjalë mbi letër
që s’thonë më asgjë, në mos po që
u shkruan, lexuan, rilexuan
prej një të verbri që vallëzon në zjarr.Përktheu: Alket Çani

HIPOTEZË/Paul Valéry
Paul Valéry 1929 Tash e tutje, kur diku në botë të zhvillihet një betejë, s’do