Poezi nga Shpëtim Selmani

in Letërsi/Tharm by

Poezi nga Shpëtim Selmani

Në ditën e madhe të dashurisë do ta marrim vesh që nuk duhemi,
Politikanët ekzekutojnë politikanët tjerë,
Gjithçka ka të bëjë me dashurinë,
Shtetet zhdukin nga faqja e dheut shtetet tjera,
Gjithçka ka të bëjë me dashurinë,
Artistët hanë në dhëmbë artistët tjerë,
Secila turmë ka dhomat e saj të dashurisë,
Demokratët vrasin demokratët tjerë,
Ata e dinë se dashuria është ligji më i lartë hyjnor,
Bukëpjekësit fusin në furrat e tyre bukëpjekësit tjerë,
Gjithçka ka të bëjë me dashurinë,
Luleshitësit fusin lule në bythët e luleshitësve tjerë,
Trëndafili, e vetmja shenjë e dashurisë,
Intelektualët vriten me thikë pas shpinë nga intelektualët tjerë,
Dashuria lulëzon pas vrasjes,
Revolucionarët vrasin revolucionarët tjerë,
Ata e dinë se të dashurosh është shumë e lehtë,
Gratë vrasin gratë tjera,
Në emër të dashurisë ato bëhen më të bukura,
Burrat vrasin burra tjerë,
Në emër të dashurisë ata bëhen qesharakë,
Kafshët shkelin me këmbë kafshët tjera,
Dashuria është dekor mahnitës i të gjitha krijesave dhe
Romeo mbeturinë historike e dashurisë,
Shekujt vrasin shekuj,
Kohërat vrasin kohëra,
Mendimet vrasin mendime,
Gjithçka në emër të dashurisë ndaj diçkaje.

Imazhi: andrewscott_art

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top