Poezi nga Abbas Kiarostami
(1940-2016)
~•~
sonte kam takim
me hënën
me hënën e plotë
në orën shtatë
pa shtatë
*
unë dhe hëna
po bëjmë një bisedë
që as hëna
as unë s’e dëgjojmë
*
poshtë fshirëses së xhamave
një copë e vjershës “dimër”
kishte ngrirë
*
bari i ri
nuk i njeh
pemët e vjetra
*
në zyrën e gjendjes civile
pyetën për çdo gjë
veç gjendjes sime
*
përplasja e dallgëve mbi shkëmbinj
deri kur?
*
nuk dinte as të lexonte
as të shkruante
por thoshte një gjë
që s’e kisha lexuar kurrë
e që kurrë s’e kishte shkruar njeri
*
ditë e mrekullueshme e lindjes
ditë e hidhur e vdekjes
disa ditë në mes
*
ky breg
i njëjti breg
ky det
i njëjti det
ky unë
jo i njëjti unë
*
thashë:
jam i gatshëm për çdo pyetje
ai pyeti për orën
*
kam një mijë përgjigje në buzë
dhe askush nuk pyet!
*
të gjithë
të mposhtur nga dehja
unë nga kthjelltësia
*
në kërkim të origjinës
mbërrita te burimi
një burim me baltë
*
jam heroi i një historie
ku s’ka as histori
as heronj
~•~
Përktheu: Alket Çani
NË MAL-Du Fu
NË MAL-Du Fu (712-770) Në mes të pjerrinës së kaltër Pavijoni i luleve rri. Dielli i