Category archive

Përkthim - page 51

Letërsi/Përkthim/Tharm

Varrim-Wislawa Szymborska-Nobel 1996

Varrim-Wislawa Szymborska-Nobel 1996   “kaq papritur, kush e priste” “stresi, duhani, ia kisha thënë” “çka, mirë, falemnderit” “hapi ato lulet” “edhe i vëllai nga kjo e pat, do e kenë për xhins” “s’do t’ju kisha njohur kurrë me këtë mjekërr” “vetë e ka fajin, s’i rrihet pa futur hundët” “ku vajti ai i riu që… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Moçali-Bertold Brecht

Moçali-Bertold Brecht Kam parë shumë miq, mes të cilëve dhe mikun që desha më tepër, të fundosen të pafuqishëm në moçalin pranë të cilit kaloj përditë. Dhe fundosja nuk mbaronte në një mëngjes të vetëm. Shpesh duheshin disa javë; kjo e bënte edhe më të tmerrshme. Dhe kujtimi i bisedave tona të gjata ku ndanim… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

ZGJEDHJE-Wislawa Szymborska-Nobel 1996

ZGJEDHJE-Wislawa Szymborska-Nobel 1996 Dua më shumë kinemanë. Dua më shumë macet. Dua më shumë lisat e anës tjetër. Dua më shumë Dickens-in sesa Dostojevskin. Dua më shumë veten që do njerëzit sesa veten që do njerëzimin. Dua më shumë të kem me vete gjilpërë dhe pe. Dua më shumë ngjyrën jeshile. Dua më shumë të… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

FRANÇESKA-Ezra Pound

FRANÇESKA- Ezra Pound Ti hyre brenda nga nata jashtë Dhe në duar kishe lule, Tani ti do dalësh nga një konfuzion njerëzish, Nga një trazirë gojosjesh në lidhje me ty. Unë, që të kam parë mes gjërash parake, U zemërova kur ta thanë emrin Në vende të rëndomta. Do doja që dallgët e ftohta të… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Një vajzë-Ezra Pound

Një vajzë-Ezra Pound   Pema më ka depërtuar në duar, Limfa e saj më ka mbushur krahët, Pema është rritur në gjirin tim – Teposhtë, Degët rriten nga unë, si krahë.   Pemë je ti, Myshk je ti, Ti je si manushaqet me erën sipër tyre. Një fëmijë – kaq i madh – je ti,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Hetimi i të mirit-Bertolt Brecht

Hetimi i të mirit-Bertolt Brecht   Dil para: kemi dëgjuar Se ti na qenke njeri i mirë Se nuk mund të blihesh, por as rrufeja Që bie mbi shtëpi Nuk mund të blihet. Ti nuk e shkelke fjalën që jep. Por çfarë the? Na qenke i ndershëm, thua mendimin tënd. E çfarë mendimi? Na qenke… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

FËMIJËT E EPOKËS-Wislawa Szymborska-Nobel 1996

FËMIJËT E EPOKËS-Wislawa Szymborska-Nobel 1996 Ne jemi fëmijët e epokës, epoka është politike. Të gjitha të tuat, tonat, tuajat aktivitete të përditshme a të përnatshme janë aktivitete politike. Do apo s’do genet e tu kanë një të kaluar politike lëkura jote një ngjyrë politike sytë e tu një aspekt politik. Fjalët e tua kanë një… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

SHPRESOJ TË SHËROHEM PREJ TEJE-JAIME SABINES

JAIME SABINES (Meksikë, 1926-1999) Për disa ditë, shpresoj të shërohem prej teje. Duhet mos të të frymoj më, mos të të tymos më, mos të të mendoj më. Është e mundur. Nëse zbatoj rekomandimet e moralit të radhës. Receta është kohë, dorëheqje, vetmi. Si thua nëse të dua vetëm një javë, jo më shumë? Nuk… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

FUND DHE FILLIM-Wislawa Szymborska-Nobel 1996

FUND DHE FILLIM-Wislawa Szymborska-Nobel 1996   Mbas çdo lufte duhet që dikush të pastrojë. Sepse sadopak rregull nuk mund të vihet vetvetiu. Duhet që dikush të shtyjë gërmadhat deri në anë të rrugëve, që të mund të kalojnë qerret me kufoma. Duhet që dikush të zhytet në kërrlë e në hirna, në sustat e kanapeve,… Keep Reading

1 49 50 51 52 53 63
Go to Top