FUND DHE FILLIM-Wislawa Szymborska-Nobel 1996
Mbas çdo lufte
duhet që dikush të pastrojë.
Sepse sadopak rregull
nuk mund të vihet vetvetiu.Duhet që dikush të shtyjë gërmadhat
deri në anë të rrugëve,
që të mund të kalojnë
qerret me kufoma.Duhet që dikush të zhytet
në kërrlë e në hirna,
në sustat e kanapeve,
në ciflat e xhamit
dhe zhelet e përgjakura.Duhet që dikush të mbartë traun
që do mbajë murin.
Dikush duhet të zëvendësojë xhamin
dhe të futë dyert në mentesha.E gjitha kjo nuk është fotozhenike
dhe zgjat me vjet.
Të gjitha kamerat tashmë janë nisur
drejt një lufte tjetër.Duhen përsëri
ura dhe stacione.
Mëngët do jenë bërë fërtele
nga të përveshurit.Dikujt, me një fshesë në dorë,
i kujtohet ende si ishte.
Dikush tjetër dëgjon
duke bërë “po” me kokën që e ka akoma.
Por krejt pranë këtyre të dyve
zënë të shfaqen ca të tjerë
që nga këto histori bezdisen.Herë-herë dikush tjetër
zhvarros që poshtë një gëmushe
argumente të gërryer nga ndryshku
dhe i hedh mbi një pirg mbeturinash.Ata që e dinë
Përse-në dhe si-në
së shpejti do t’u lënë vendin
atyre që nuk dinë edhe aq.
Pastaj atyre që dinë akoma më pak.
Dhe, së fundi, asgjë.Në barin që do mbulojë
shkaqet dhe pasojat
duhet që dikush të shtrihet
dhe me një kalli mes dhëmbëve
të vështrojë retë.
Përktheu: Alket Çani

FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska
FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska Bota nuk është kurrë gatipër lindjen e një fëmije. Anijet tona ende