Varrim-Wislawa Szymborska-Nobel 1996

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Varrim-Wislawa Szymborska-Nobel 1996

 

“kaq papritur, kush e priste”

“stresi, duhani, ia kisha thënë”

“çka, mirë, falemnderit”

“hapi ato lulet”

“edhe i vëllai nga kjo e pat, do e kenë për xhins”

“s’do t’ju kisha njohur kurrë me këtë mjekërr”

“vetë e ka fajin, s’i rrihet pa futur hundët”

“ku vajti ai i riu që do mbante fjalimin?”

“Kazeku në Varshavë, Tadeku jashtë shtetit”

“ia hodhe ti, paske marrë çadrën”

“ja dhe ishte më i forti, e çfarë pastaj!”

“dy dhoma ngjitur, s’ka për të pranuar”

“po, të drejtë kishte, po a është kjo një arsye?”

“me gjithë lyerjen e dyerve, e gjen dot sa vete?”

“dy të verdha veze, një lugë sheqer”

“s’është punë e tij, ç’dreqin donte”

“vetëm blu dhe vetëm masa të vogla”

“pesë herë, të betohem, dhe asnjë përgjigje”

“edhe mund ta bëja, dakord, por edhe ti mund ta bëje”

“shyqyr Zotit, ajo të paktën kishte atë punën”

“jo, s’e kam idenë, ndoshta ndonjë i familjes”

“po ky prifti, mu si Belmondoja”

“s’kam qenë më parë në këtë pjesë të varrezës”

“e pashë në ëndërr javën që shkoi, do jetë parandjenjë”

“e bija qenka e bukur”

“kështu do e pësojmë të gjithë”

“thuajini një fjalë nga unë vejushës, duhet të… më presin në…”

“duhet thënë që në latinisht ishte më solemne”

“iku tani ajo punë”

“mirupafshim zonjë”

“e lëmë për ndonjë gotë”

“lidhemi në telefon, flasim prapë”

“merr linjën katër ose dymbëdhjetën”

“unë e kam këtej”

“ne andej”

 

Përktheu: Alket Çani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top