Bibloteka më mbreslënëse në botë gjendet në Pragë

in Letërsi/Libraria në rrugën 84/Meqë ra fjala by

Biblioteka Klementinum është një shembull i bukur i arkitekturës barok. Kompleksi i madh historik në Pragë, me bibliotekën e saj mbresëlënëse barok, u themelua nga Jezuitët pas mbërritjes së tyre në Bohemi, në vitin e largët 1556.

Në fillim, anëtarët e sektit jetonin në një ish-manastir Domenikan, por në vitin 1653 filluan të zgjeronin infrastukturën e tyre. Rindërtimi zgjati mbi 170 vite, kështu që Clementinum ( “Klementinum” në çekisht) gjen sot një shumëllojshmëri të gjerë të stileve arkitekturore dhe rrymave. Ky kompleks i mrekullueshëm dhe karakteristik mbulon një sipërfaqe prej 2 hektarësh, një nga më të mëdhatë në Europë. Projektuar nga arkitektë me përvojë si Carlo Lurago, Franz Maximilian Kanka dhe Kilian Ignaz Dientzenhofer. Jezuitët hapën aty dhe një shkollë që në vitet e para të krijimit të saj, e cila më vonë, në vitin 1622, u shndërrua në universitet!

Përveç klasave dhe dhomave të gjumit për komunitetin, jezuitët ndërtuan edhe një bibliotekë madhështore, një shtypshkronjë, një farmaci, teatër dhe sigurisht disa kisha. Clementinum u bashkua me universitetin e Charles, (Charles-Ferdinand University) në vitin 1654, së bashku me koleksionin e tij të bibliotekës. Universiteti i sapo-themeluar Charles-Ferdinand në Clementinum priti shkollat filozofike dhe teologjike. Më vonë, në 1773, jezuitët u detyruan të largoheshin nga zona, por universiteti mbeti. Pas ndarjes së universitetit në departamentet çeke dhe gjermane në vitin 1882, vetëm seksioni çek mbeti i patundur. Së fundi, në vitin 1930, shkolla filozofike u zhvendos në një ndërtesë të re, dhe Clementinum u bë selia e Bibliotekës Kombëtare.

Clementinum përmendet dhe në “The Secret Miracle” të Jorge Luis Borges. Personazhi kryesor sheh në ëndërr bibliotekën Clementinum, ku bibliotekarët kërkojnë dëshpërimisht të gjejnë Perëndinë në një nga librat në bibliotekë. Atëherë, një nga bibliotekarët e tij thotë: “Perëndia gjendet në një letër, një faqe, në një nga 400.000 librat e Clementinum. Etërit tanë dhe etërit e etërve tanë kërkuan për atë letër. Madje, unë vetë u verbova duke e kërkuar”. Më pas, hyn një lexues dhe i jep një atlas heroit qendror, duke i thënë se ky atlas është i padobishëm. Me radhën e tij, atëherë, protagonisti aksidentalisht hap librin dhe gjen një hartë të Indisë, dhe duke prekur një nga pak letrat që ishte mbi të, gjen Perëndinë.

Në ditët e sotme, nuk janë pak njerëzit që thonë se biblioteka e Clementinum është më e bukura në botë! Finess klasike, bukuria aristokratike dhe sharmi barok përqafojnë një koleksion të rrallë librash, në një vend me atmosferë shumë të veçantë, që duket sikur ka dalë nga një përrallë.

Afresket e Rilindjes të Jan Hiebl, ndriçimi i matur, ngjyrat e ngrohta dhe detajet prej ari përbëjnë një skenë të vogël. Duke u endur dikush aty mund të gjejë kryevepra letrare, harta mahnitëse, veçanërisht orë dyshemesh dhe fotot e një bote që ka humbur përgjithmonë.

Nismëtarët e kësaj biblioteke vizionuan shekuj më parë një pallat të vërtetë për librat, dhe koha provoi se si përfundim ia arritën, duke i lënë trashëgimi sot njerëzimit një kryevepër të vërtetë, një vepër admiruese që provokon me pamjen e saj. P

Përktheu: Shpendi Shakaj 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top