KËTË NATË MUND T’I SHKRUAJ VARGJET MË TË TRISHTA-Pablo Neruda
Këtë natë mund t’i shkruaj vargjet më të trishta.
Të shkruaj, për shembull: “Nata është e yjëzuar
dhe dridhen, të kaltër, yjet atje në lartësi”.Era e natës shëtit nëpër qiell dhe këndon.
Këtë natë mund t’i shkruaj vargjet më të trishta.
E kam dashur dhe ndonjëherë edhe ajo më ka dashur.Në net si kjo e kam mbajtur në krahët e mi.
E kam puthur kaq herë nën qiellin e pafund.Ajo më ka dashur dhe, ndonjëherë, edhe unë e kam dashur.
Si të mos t’i duash sytë e saj të mëdhenj e të thellë.Këtë natë mund t’i shkruaj vargjet më të trishta.
Kur e mendoj që s’e kam më. Kur e ndiej që e kam humbur.Të dëgjosh natën e pafundme, më e pafundme pa të.
E vargu bie në shpirtin tim si vesa mbi bar.Ç’rëndësi ka që dashuria ime s’mundi ta mbajë.
Nata është e yjëzuar dhe ajo s’është me mua.Kjo është e gjitha. Në largësi dikush këndon. Në largësi.
E kam humbur atë, prandaj në shpirt thellë po vuaj.Si për ta pasur më afër, shikimi im e kërkon,
zemra ime e kërkon dhe ajo nuk është me mua.Dhe është e njëjta natë që i zbardh po të njëjtat pemë.
Ne, ata të asaj kohe, më s’jemi të njëjtët.Tani më nuk e dua, është e qartë, por sa fort e kam dashur.
Zëri im kërkon erën për të prekur veshin e saj.E tjetrit. Do të jetë e tjetrit. Si para puthjeve të mia.
Zëri i saj, trupi i saj i pastër. Sytë e saj t’pafundmë.Tani më nuk e dua, është e qartë, por ndoshta edhe e dua.
Është kaq e shkurtër dashuria dhe kaq e gjatë harresa.Sepse në net si kjo e kam mbajtur në krahët e mi,
E kam humbur atë, prandaj në shpirt thellë po vuaj;Qoftë kjo dhimbja e fundit që ajo më shkakton,
Dhe këto vargjet e fundit që për të i shkruaj.Përktheu: Orjela Apolloni
Dhoma e punës së Poetit-Jevrem Brković
Dhoma e punës së Poetit-Jevrem Brković Në BallkanPoeti ende s’guxon të ketë dhomë pune! Nga kënaqësi