FËMIJËT E EPOKËS-Wislawa Szymborska-Nobel 1996
Ne jemi fëmijët e epokës,
epoka është politike.Të gjitha të tuat, tonat, tuajat
aktivitete të përditshme a të përnatshme
janë aktivitete politike.Do apo s’do
genet e tu kanë një të kaluar politike
lëkura jote një ngjyrë politike
sytë e tu një aspekt politik.Fjalët e tua kanë një jehonë
heshtjet e tua një domethënie
sidoqoftë politike.Edhe nëpër fusha dhe pyje
ti bën hapa politikë
mbi një bazë politike.Dhe politike janë edhe poezitë apolitike,
atje lart ndiçon hëna
që nuk është më një objekt hënor.
Të jesh a të mos jesh, është çështja.
Çfarë çështje?, përgjigju mik i dashur.
Një çështje politike.Ti madje s’ke as nevojë të jesh njeri
për të fituar rëndësi politike.
Të mjafton të jesh naftë,
prodhim i ushqyeshëm apo edhe lëndë e riciklueshme.Qoftë edhe një tryezë negociatash
për formën e së cilës kanë debatuar me muaj:
në ç’tryezë, rrumbullake apo katrore,
duhet të diskutojmë për jetën dhe vdekjen?Ndërkohë njerëzit vdisnin,
kafshët ngordhnin,
shtëpitë digjeshin
dhe fushat mbusheshin me driza
si në epokat e qëmotshme
dhe më pak politike.Përktheu: Alket Çani
Mungesa-Wislawa Szymborska
Mungesa-Wislawa Szymborska Me pak ndryshime të vogla, dhe ime më mund të ishte martuar me Zbigniew