ZGJEDHJE-Wislawa Szymborska-Nobel 1996
Dua më shumë kinemanë.
Dua më shumë macet.
Dua më shumë lisat e anës tjetër.
Dua më shumë Dickens-in sesa Dostojevskin.
Dua më shumë veten që do njerëzit
sesa veten që do njerëzimin.
Dua më shumë të kem me vete gjilpërë dhe pe.
Dua më shumë ngjyrën jeshile.
Dua më shumë të mos pohoj
që fajin për çdo gjë e ka arsyeja.
Dua më shumë përjashtimet.
Dua më shumë të dal më herët.
Dua më shumë, te mjekët, të flas për tjetër gjë.
Dua më shumë imazhet e vjetër, plot vija.
Dua më shumë absurditetin e të shkruarit vjersha sesa absurditetin e të mos shkruarit.
Dua më shumë, në dashuri, të festoj çdo ditë përvjetorë jo të plotë.
Dua më shumë moralistët
që nuk më premtojnë asgjë.
Dua më shumë mirësinë finoke sesa atë pak si tepër naive.
Dua më shumë tokën pa uniformë.
Dua më shumë vendet e pushtuara sesa vendet pushtuese.
Dua më shumë të kem kundërshtime.
Dua më shumë ferrin e kaosit sesa atë të rregullit.
Dua më shumë përrallat e Vëllezërve Grimm sesa faqet e para të gazetave.
Dua më shumë gjethet pa lule sesa lulet pa gjethe.
Dua më shumë qentë me bisht të paprerë.
Dua më shumë sytë e çelur sepse të mitë janë të errët.
Dua më shumë sirtarët.
Dua më shumë shumë gjëra që nuk i përmenda sesa shumë gjëra të tjera që nuk i përmenda.
Dua më shumë zerot rrëmujë
sesa zerot e renditura mbrapa një shifre.
Dua më shumë kohën e insekteve sesa kohën e yjeve.
Dua më shumë të largoj syrin e keq.
Dua më shumë të mos pyes edhe sa kohë mbetet dhe as kur.
Dua më shumë të mendoj edhe hipotezën se ekzistenca e ka një arsye.
Përktheu: Alket Çani

FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska
FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska Bota nuk është kurrë gatipër lindjen e një fëmije. Anijet tona ende