Revista defekt-teknik sot bëhet 5 vjeç/Arlinda Guma
Arlinda Guma Sot revista defekt-teknik-Revolucioni nuk do të transmetohet bëhet pesë vjeç. Rastësisht ditëlindja e saj përkon me Ditën e Europës.Më kujtohet ajo ditë e 9 Majit, 2018, kur, e mbushur me emocione, publikova në mediat sociale një prezantim të shkurtër për të, me titull “Rreth kësaj faqeje”. Më kujtohet pritja e ngrohtë prej lexuesit… … Keep Reading
TË NJOHËSH POETIN DHE GJËSENDIN E MATUR
Emile Nelligan lindi më 24 Dhjetor, 1879, në Montreal. Në moshën 16 vjeç publikon poezinë e parë. I portretizuar si “fëmijë i mbyllur dhe i eklipsuar tërësisht nga poezia” është një nxënës me nota të dobëta në shkollë. Ndikimet e para janë klasikët Millevoye, Lamartine, Musset, derisa zbulon poezinë e Verlaine-t, Baudelaire-t, Rodenbach-ut. Pasi është… … Keep Reading
POEZIA NË BURG-Visar Zhiti
POEZIA NË BURG-Visar Zhiti MALLKIMI Të gjithë të mos kthehen në shtëpi mbrëmjeve… Të mos kesh copën tënde të mbrëmjes, dhomën tënde të mos kesh, as rrugën, as kthimin. Tmerrësisht njëlloj të jenë ditët, pesë herë rresht e premte, gjithmonë e martë ters, asnjëherë e diel. Të mos kesh më shqetësime të vogla punë lotësh… … Keep Reading
Nga Edmond Jabès
Nga Edmond Jabès 1912-1991) ••• Çdo portë ka si rojë një fjalë. (Fjalëkalim, fjalë magjike.) * Të flasësh për veten do të thotë gjithmonë t’i vësh pritë poezisë. * Ka qenie që, gjatë gjithë jetës, kanë mbetur njolla boje në fund të një fjalie të pambaruar. * Një ditë, poezia do t’u japë njerëzve… … Keep Reading
VENDI YNË-Janis Ricos
VENDI YNË-Janis Ricos (1 maj 1909 – 11 nëntor 1990) U ngjitëm në kodër për të parë vendin tonë –ca troje të shkreta, gurë, ullinj.Vreshta që zbresin anës detit. Pranë parmendës,tymon një zjarr i mpakur. Me rrobat e gjyshit,kemi bërë një dordolec për të trembur galat. Ditët tona ndjekin udhën e tyre për pak… … Keep Reading
Kur isha i çmendur isha më i guximshëm/Adri Kalaja
Adri Kalaja Më kujto sa herë të rruash këmbët.“Girl interrupted” Myslimanëve u pëlqen seksualiteti anal dhe janë të prirur drejt fitimit të parasë.“Ra ky mort e u pamë” Isha katër vjeç kur pashë për herë të parë penisin e babait“Vendi i babait” Jam fëmijë. Është hera e parë që shoh një etyd dhe dua të… … Keep Reading
EPITAF-Visar Zhiti
EPITAF-Visar Zhiti Ti po vdes dhe brohoretasgjë nuk po thua ti, populli im ! 3- NË LIRINË TJETËR, JASHTË… * * * Kisha shkruar dikur: ku e gjeni ju kohënpër t’u urryer, kur jeta nuk mjafton për dashurinë? Dhe dua të shtoj tani: a mjafton vdekja për të qetësuar dhimbjet e mëdha e mallkimet… … Keep Reading
LAMTUMIRË-Du Mu
LAMTUMIRË-Du Mu (803-852) Dashuria që kishte dikurE ka braktisur.Po pimë për herën e funditKupën e krisur.Dhe buzën në gaz nuk e vëAs me pahir,Gjithçka përreth tani na lëNjë lamtumirë.Por në shandan, deri në ag,Qirinjtë sotDo qajnë me lotët që ajoS’i derdhi dot. Përktheu: Alket Çani … Keep Reading
Në det-Spartak Lalaj
Spartak Lalaj Mundësia më e madhe, duke u nisur nga të gjitha provat që shkencëtarët kanë sot, është se fundi i universit do të jetë një proces i ngadaltë dhe i gjatë, i njohur me termin “Ngrirja e madhe”. Në këtë skenar, universi do të zgjerohet pafundësisht dhe pas njëqind triliardë vitesh do të arrijë… … Keep Reading
JETË-Visar Zhiti
JETË-Visar Zhiti Të kam dashur… Shiun tim, kthesën e rrugës që të largon nga shtëpia, puthjen e parë, t’i kisha dhënë ty. Thashë, të kam dashur! Bregun e detit, abazhurin mbi fjalorët, rebelimet e mia t’i kisha dhënë ty. Të kam dashur, kaq shumë të kam dashur!Spektaklet e reve blu të syve të mi që… … Keep Reading