Poezia & paraja-Niels Hav
A ka para në poezi?
– pyesin xhaxhallarët e hareshëm.
Ne mbetemi gojëhapur, duke admiruar makinat e tyre të reja,
secila prej tyre ka kushtuar afër njëqind mijë.
Duke ruajtur formalitetet e mirësjelljes, ata interesohen për poezinë në vija të përgjithshme.Jo. Rallë fitohet pará me poezi,
kjo dihet. Shumica e praktikuesve të këtij profesioni
përdorin transportin e mjerueshëm publik. Madje disa prej nesh
kanë biçikleta ose mësohen me
autobusët dhe trenat.Kjo është e mërzitshme. Por ndoshta ka në fund të fundit
njëfarë baraspeshe në jetë; edhe unë për të qenë i sjellshëm,
nuk dua t’i pyes xhaxhallarët me makina të shtrenjta për të kundërtën;
A ka poezi në pará?Përktheu: Kujtim Morina
Foto © ► chuuubaka
Prerësja e Purove-Niels Hav
Prerësja e Purove-Niels Hav Si një dhuratë të veçantë, gjyshi im më dha një prerëse purosh;cilësia