Dashuria-Niels Hav
A është një fjalë kaq e madhe
apo unë ia zura frymën?
Dashuria, çfarë është
në fund të fundit?
Në jetë, shumë njerëz shkëmbejnë
dashuri të madhe, për para.
Unë të dua, dhe ti ma heq prizën.
Unë të dua, dhe ti e flak librin tim
pas krahëve.
Unë të dua, dhe bota shpërthen!Të ethshëm për njëri-tjetrin në padituri
si elefantët.Pa fëmijë s’ka lumturi
tha Shumani, Klara i lindi atij
shtatë fëmijë si antidot kundër melankolisë
Nuk mjaftonte!
Ai u çmend, tentoi vetëvrasje
dhe vdiq në një sanatorium.
Ajo luante piano. Ja çfarë
quajnë ata dashuri.
______
© Niels Hav
Përktheu: Kujtim Morina
Nga libri “Shpirti vallzon në djep”- Niels Hav – Shtëpia Botuese OMSCA-1

Poezia & paraja-Niels Hav
Poezia & paraja-Niels Hav A ka para në poezi?– pyesin xhaxhallarët e hareshëm.Ne mbetemi gojëhapur, duke