Gratë e Kopenhagenit- Niels Hav

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Gratë e Kopenhagenit-Niels Hav

 

Kam rënë prapë në dashuri,
këtë herë me pesë gra të ndryshme gjatë një udhëtimi
në autobusin nr 40 nga Njalsgade në Østerbro.
Si është të fitosh kontroll mbi jetën e dikujt tjetër në ca rrethana?
Njëra kishte veshur një pallto gëzofi, tjetra një palë çizme wellingtons
Një prej tyre po lexonte një gazetë. një tjetër Hajdegerin,
rrugët po përmbyteshin nga shiu.
Në Bulevardin Amager, një princeshë e bërë qull hyri,
euforike dhe e xhindosur, e humba plotësisht edhe me të.
Por ajo zbriti te stacioni i policisë
dhe u zëvendësua nga dy mbretëresha me shami me ngjyra flakëruese
që flisnin me klithma me njëra-tjetrën në pakistanisht
gjithë rrugës deri në Municipal Hospital ndërsa autobuzi vlonte
në poezi. Ato ishin motra dhe të dyja njësoj të bukura,
kështu që mua më iku truri për të dyja dhe menjëherë planifikova
një jetë të re re në një fshat afër Rawalpindit
ku fëmijët rriten me aromën e bamjes
dhe nënat e tyre të dëshpëruara këndojnë këngë zemërthyese
ndërsa muzgu bie në rrafshinat e Pakistanit.

Por ato nuk më panë!
Ajo që kishte veshur pallton e gëzofit klithi
nën mantelin e saj kur zbriti në Farimagsgade.
Vajza që po lexonte Hajdegerin papritur e mbylli librin
dhe më shikoi drejt në sy me nënqeshje
sikur ajo befas kapi një vështrim të Z. Askushi
krejt të parëndësishëm.
Kështu m’u thye zemra për të pestën herë
kur ajo u ngrit dhe la autobusin me të gjitha të tjerat.
Jeta është kaq brutale!
Unë vazhdova udhëtimin edhe dy stacione të tjera
Gjithmonë përfundon kështu. Gjendesh i vetëm
buzë trotuarit, duke thithur një cigare
i tkurrur dhe disi i palumtur.

 

© Niels Hav

Përktheu: Kujtim Morina

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke

Jezus-Shpëtim Selmani

Fragment nga dorëshkrimi i një romani të pabotuar Shpëtim Selmani Sa më
Go to Top