Disa njerëz-Wislawa Szymborska

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Disa njerëz-Wislawa Szymborska

 

Disa njerëz ikin prej disa njerëzve të tjerë.
Diku në ndonjë vend nën diell dhe nën disa re.
Ata lënë pas diçka nga gjithçkaja e tyre,
fusha të mbjella, ca pula, qen,
pasqyra në të cilat tashmë zjarri sheh reflektimin e tij.
Në kurrizin e tyre ka shtamba dhe dëngje,
sa më shumë zbrazen, aq edhe më të rëndë, nga një ditë në tjetrën.
Të zënit vend tinëzisht është ndalesa e ndokujt,
dhe në mes të rrëmujës; buka e dikujt
që dikush po e rrëmben,
ashtu siç të përkundurit e një fëmije të vdekur – e dikujt tjetër.
Para tyre, disa ende nuk janë vënë në rrugën e duhur,
as ura që duhej të ishte
mbi një lumë, çuditërisht rozë.
Rreth tyre, disa të shtëna me armë, herë më afër,
herë më larg,
dhe, atje lart, një avion që rrotullohet disi. Njëfarë padukshmërie do të vinte në ndihmë,
disa gurë gri, apo, akoma më mirë, mosqenia
për pak a më shumë kohë.
Diçka tjetër nuk ka ndodhur ende, porse ku dhe çfarë?
Dikush do të shkojë drejt tyre, porse kur dhe kush,
në sa forma dhe me çfarë synimesh?
Duke u dhënë një zgjedhje,
ndoshta ai do të zgjedhë të mos jetë armiku dhe t’i lërë ata me ndonjëfarë jete.

 

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top