Fatimah Hossaini, fotografja që përjetëson bukurinë dhe dinamikën e gruas afgane

in Feminizëm by

Për vite të tërë Fatimah  Hossaini përpiqet të ndryshojë perceptimin e botës për gratë afgane nëpërmjet portreteve të tyre.

Gjatë verës së vitit të shkuar u detyrua të largohej nga vendi i saj, Kabuli, por misionin e bukur e vazhdon duke i mbajtur të gjalla historitë e tyre.

Natyrisht që kur filloi punën, ende nuk e dinte se bota e tyre shumë shpejt do të përmbysej. Ndër të tjera ajo shkruan: “Gjyshërit e mi u larguan nga Afganistani gjatë luftës me Rusinë, prindërit e mi atëherë ishin fëmijë dhe emigruan në Iran. Unë kam lindur në Teheran dhe u rrita aty. Qysh në moshën e gjimnazit kërkova të mësoja se çdo të thotë te jesh qytetar afgan. Brenda shpirtit tim e rrita këtë emër dhe trashëgimi. Nuk kisha shkuar asnjëherë atje, nuk e dija ku binte. Kërkova të shkoja në vitin 2013 dhe munda të realizoja një udhëtim me studentët e Universitetit të Teheranit. Pas përfundimit të studimeve u transferova përfundimisht atje”

Fatimah Hosseini punoi më tepër se 20 vjet për t’i thënë botës se gratë e Afganistanit janë shumë më tepër se burka që veshin. Është shumë e dhimbshme të shikosh se vetëm në disa javë gruaja afgane humbi gjithçka.
“Kur mbërrita në Kabul munda të shikoja se kishte aq shumë bukuri për të cilat nuk fliste askush. Donin ta tregonin gruan afgane vetëm si viktima pas burkës. Kërkova kudo, kërkova të informohesha çdo ditë. Por vetëm kur arrita atje munda të shikoja se brezi i ri ishte me të vërtetë ndryshe. Kështu, vendosa të tregoja historinë e gruas afgane.

Thërrisja gra që patën dëshirë dhe u bëja fotografi. Natyrisht që jo të gjitha ishin të mrekullueshme, por kishin një pjesë demokracie atëherë. Gratë ishin më të lira, në çdo ambjent. Kishin vendin e tyre në ekonomi, në politikë dhe arte, në çdo pjesë të shoqërisë.
Në 15 Gusht të vitit të shkuar, talebanët zotëruan vendin. Ndodh gjithmonë që viktimat kryesore të jenë gratë.

Në të shumtën e rasteve ato nuk u lejuan të ktheheshin në profesionin e tyre, u detyruan të vishnin rroba të tmerrshme. U detyrova te iki nga shtëpia ime, kurrsesi nuk e mendoja se lufta do të ishte aq shkatërruese dhe që do të sillte aq panik. Ne aeroport kuptova se sa të shqetësuar ishin njerëzit. Asnjëherë nuk e mendova se e ardhmja dhe jetët tona do të ndryshonin brenda disa orëve.

Për këtë arsye nuk munda ta mbaroja punën time të fundit për albumin fotografik që quhet BEAUTY AMID WAR . Mendova të tregoja feminitetin dhe bukurinë nëpërmjet portreteve të grave afgane. Nuk e kam kuptuar asnjëherë përse terroristet talebanë kanë kaq shumë problem me gruan. E di… kanë frikë dinamikën e saj. Nëpërmjet punës sime përpiqem të mbaj gjallë pikërisht këtë ikonë. E besoj me të vërtetë se një fotografi mund ta ndryshojë botën. Një fotografi është më e fortë se një mijë fjalë.”

Përktheu: Nilda Baxha

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Feminizëm

Go to Top