BORA NË PARK-Xhevdet Bajraj

in Letërsi/Tharm by

BORA NË PARK-Xhevdet Bajraj

 

Një plak
që dukej memec
se nuk fliste me njeri të gjallë
kur pasi dilte nga shtëpia
arrinte në park
i përshëndeste lulet
(ndonjërën e ledhatonte)
drurët
(ndonjërin e përqafonte)
zogjtë
(ndonjëri hante nga dora e tij)

Kur vdiq
(disa ditë kishte qëndruar ashtu
derisa e gjetën në shtëpi
në xhep ia gjetën ca kokrra gruri
tashmë gati për të mbirë)
derisa po e zbritnin të vdekurin në varr
në park
vetëm në park
ndryshoi stina
ra borë e cila sot e atë ditë
nuk u shkri.

 

Shkëputur nga vëllimi: “Me zemër në qese najloni”, Sh. B. “Armagedoni”, 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke

Jezus-Shpëtim Selmani

Fragment nga dorëshkrimi i një romani të pabotuar Shpëtim Selmani Sa më
Go to Top