DO T’I VAR PËR T’I THARË ËNDRRAT E MIA-PAOLA KLUG

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

DO T’I VAR PËR T’I THARË ËNDRRAT E MIA-PAOLA KLUG

 

Do t’i var që t’i thaj ëndrrat e mia,
Dëshirat e mia për kontroll,
Paranojën dhe patologjitë e mia.
Do të bëhem një Zot të këndoj tango polake
E zhytur në moskokëçarje, në pandryeshushmëri.
Do t’i var që t’i thaj ëndrrat e mia,
Urrejtjet e mia, vdekjet e mia,
Të fshehtat me ngjyrë të kaltër dhe kujtimet e harruara,
Arenën ku marr frymë.
Do t’i var për t’i tharë ëndrrat e mia,
Gabimet e mia, vendin ku kam lindur,
Gjenet e mia, gjakun tim.
Lotët e një vogëlusheje, të dy cigaret që më kanë mbetur.
Do t’i var për t’i tharë ëndrrat e mia,
Fjalën dashuri, stuhitë dhe kohën,
Zërin e shpirtit të vjetër, fëmijërinë, avionët dhe hapësirën,
Flluskat e sapunit që lahem dhe të kafes sime,
Demonët e mi, sytë e mi të verbër, portretet e vdekjes,
Ëmbëlsirat e dhëna nga të huajt, burgjet e mia, pendët e palloit,
Arkëmortin e duarve të mia, pemën e të varurit, lapsin që shkruaj.
Do t’i var të thahen ëndrrat e mia, ulërimat e mia prej ujku,
Botën sepia, këpucët e mia të kuqe,
Pyllin e kuq, fjalët e mia rusisht,
Humanizmin tim të pjerdhur…

 

Përktheu: Bajram Karabolli

PAOLA KLUG – Për veten e saj: Emri im është Paola Klug dhe jam një shkrimtare meksikane. Midis pasioneve të mia të mëdha janë mitologjia, letërsia, muzika dhe ngjyrat e bukura të identitetit metis. Dëshiroj të shkruaj tregime ku mund të plazmoj ngjyrat, aromat dhe format e kulturës meksikane; jam bijë e tri rrënjëve që i kanë dhënë jetë Meksikës. Jam e apasionuar pas magjistareve, kafesë dhe mbrëmjeve me shi; organizatore artizanati dhe endëse fjalësh.
Herë pas here këndoj këngën e kodrave dhe i thërras mjegullës kur dua të shkruaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top