Menelaos Ludermis
Jeta është një bletë, thonë.
Thonë… më një fjalë; me thumb dhe me mjaltë.
Por ti… nëse je bletërritës i mirë, i heq thumbin dhe i ha mjaltin. Në se nuk di, i ha thumbin dhe i hedh poshtë mjaltin…
Njohuri të cekëta. ”Bletërritës” u thënçin.
Jo mor mik! Askush nuk është bletërritës. Të gjithë jemi njerëz. Njerëz që kemi ardhur të hamë, jo vetëm mjaltin, por edhe thumbin.
Por… po të jesh i ri, nga ata me pak push në faqe…. ti ha vetëm thumbin, sepse mjaltin e hanë të tjerët. Të gjithë i dimë këto.
Kështu e pësoi një miku ynë – ai që do mbushë faqet e këtij libri. – E njihni… Melios Kodhras. Gjithë libri për të flet: “‘Fëmija që numëron yjet”.
Por tani nuk është më fëmijë, as i numëron yjet. Tani numëron gjembat.
Dhe… nëse është ashtu siç thua – atëherë ai, Melios-i – me kaq shumë gjemba, ngjan si gjembaç (iriq).
Por në të vërtetë nuk ngjan. Sepse gjembat i ka përbrënda dhe nuk i duken.
Por… nuk i dhembin? – do pyesësh ti.
I dhembin, por jo aq shumë.
Sepse Melios-i zbuloi një ilaç që vetëm në pleqëri e zbulojnë njerëzit: Sekretin sesi t’i bësh gjëmbat miq!
Përktheu: Nilda Baxha