NUMRI SHUMES-Kiki Dhimula

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

NUMRI SHUMES-Kiki Dhimula


Dashuria,

emër, kryefjalë,

aq shumë kryefjalë;

numri njëjës,

as gjinia femërore, as ajo mashkullore,

gjinia e së pambrojturës. 

Në numrin shumës 

të pambrojturat dashuri. 

Frika,

emër, kryefjalë, 

në fillim numri njëjës 

më pas numri shumës; 

frikërat. 

Frikërat,

qysh sot e përgjithmonë. 

Kujtesa,

kryefjala e trishtimeve, 

numri njëjës, 

vetëm numri njëjës 

dhe nuk lakohet;

kujtesa, kujtesa, kujtesa. 

Nata,

emër, kryefjalë, gjinia femërore, 

numri njëjës. 

Në numrin shumës 

netët. 

Netët qysh sot e përgjithmonë. 

 

Përktheu: Nilda Baxha

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke

Jezus-Shpëtim Selmani

Fragment nga dorëshkrimi i një romani të pabotuar Shpëtim Selmani Sa më
Go to Top