LUMTURIA FSHIHET TEK THJESHTËSIA-Odiseas Elitis
Mund të jem i lumtur me gjërat
më të thjeshta
dhe me më të voglat…
Dhe me të përditshmet e së përditshmes.
Më mjafton që javët kanë
të Diela.
Më mjafton që vitet kanë
Krishtlindjet në fund.
Që dimrat kanë shtëpi prej guri
në ditët me dëborë.
Që di të zbuloj jeshilllëqet
e fshehura mes shkurreve.
Më mjafton që më duan katër vetë.
Shumë…
Më mjafton që dua edhe unë katër vetë.
Shumë…
Që e shpërdoroj frymëmarrjen time vetëm për ta.
Që nuk kam frikë të kujtoj.
Që nuk kam frikë nëse më kujtojnë.
Që mundem dhe qaj akoma.
Dhe që këndoj… ndonjëherë…
Ka këngë që më tërheqin.
Dhe aroma që më magjepsin…
Përktheu: Nilda Baxha
Foto: ©maralazaridou
Letra që Kamy i dërgoi vejushës Kazanxaki, Elenit
Ishte viti 1957 kur Nikos Kazanxakis humbi Çmimin Nobel në letërsi, vetëm me një votë, përballë