Aromë dhemshurie-Herman Çuka
Flokët e mamasë sime
gjithnjë kanë pasur një aromë
të veçantë,
një aromë të mirë shtëpie,
larë me ujë Gorice,
me lule mali trëndeline.Të butë mëndafsh flokët
e mamasë sime,
oh… sa erë të mirë mbanin!Ajo është larg sa një oqean,
por unë e ndiej këtu në
shtëpinë time si fllad.*
Flokët e mamasë sime!
Oh… tashmë mbajnë aromë
të butë,
aromë të mirë si fëmijë…

Metrazh i lajthitur-Herman Çuka
Metrazh i lajthitur-Herman Çuka Matanë, një grua nudo, në katin e dytë,ujit luletkur ka a