Vajzëri e tejskajshme-Warsan Shire
Një lak, një vajzë e lindur
për çdo familje,
prelud i vuajtjes.
Bekoje vajzën,
shkakun e pakënaqësisë,
o shenjt mbrojtës i gjërave
jo dhe aq të mira.
A je atje o Zot?
Jam unë, Warsan-i.
E keqpërshtatshmja ëndërruese me sy hapur,
obsesivja, e pashoqërueshmja.
Lindur nga një ninullë
duke vajtuar melaninën;
për shenjat e para të ngjyrës
kontrollohen veshët e së porsalindurës.
Në fillim isha e frikur, e ngurtësuar.
Fëmija lexon suretin çdo natë
për ta fshehur nga syri
për të mbrojtur trupin dhe shtëpinë nga furacakët.
Ajo zgjohet me një frikë,
dikush që pret lakun,
diçka kacavjerrëse
thellë brenda saj.
A je atje o Zot?
Jam unë; ajo e shëmtuara.
Bekoje foshnjën e tipit 4,
skalp i kokës masazhuar me qumështin
e mizorisë, kafkë e mallkuar,
e shtypur midis gjunjëve të të rriturve,
e lagur me locion rozë.
Më kujtohet
gjithçka që më bëre,
Mam, ia dola
jashtë prej shtëpisë suaj
e gjallë, e rritur nga
zërat në kokën time.
Përktheu: Arlinda Guma

Çfarë bënë ata dje pasdite-Warsan Shire
Çfarë bënë ata dje pasdite-Warsan Shire ata i vunë zjarrin shtëpisë së hallës sime unë qava