Zëre se jetojmë në cirkun e gjetheve-Sueton Zhugri

in Letërsi/Tharm by

Zëre se jetojmë në cirkun e gjetheve-Sueton Zhugri

 

Do vijnë të më marrin ditët
E unë do kem mbetur tek sekonda
E parë e shikimit të parë
Si një shkop që tregon
Veriun e vërtetë
Ose gërvimën e luanit nën krifë
Tek krruan urinë
Gjithçka e paparë
E gjithherë e përsëritur
Ndryshkja vjeshtake e akrepave
Në orën pa ty
Dhe
Pa të gjitha
Dashuritë e tjera të pajetuara

Zëre se unë nuk e kam ditur
Që s’do t’i tregosh askujt për mua
As vetes tënde
Zëre se ende nuk e di
Për akrobatin e mbetur
Varur
Me duart në pritje
Gjilpërë e thyer
Në gramafonin e stinëve
Pa gjethe,
Zëre se i thamë tjetrit lamtumirë
Me buzë të vyshkura
Nga puthjet
Kllounë në më të bukurën shfaqje

6.10.18

Foto: Sueton Zhugri

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top