Eulogji e kohës sonë – Eugenio Montale

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Eulogji e kohës sonë – Eugenio Montale

 

E pamundur të mos ekzagjerosh
rëndësinë e botës
(botës sonë, dua të them),
me gjasë, e vetmja botë
ku njeriu mund të vrasë me art
e, gjithaq, ta krijojë artin
që stolis ethshëm krejt mëngjesin, anipse,
end n’mijëvjeçarë, ndoshta, edhe më shumë.
Jo, nuk mundet assesi t’adhurohet më me bollëk se kaq!
Lypset, pra, që të vazhdojmë turravrapin,
prejse koha ngutet dhe mundet
të jetë e afërt ajo orë
kur fabula t’përmbushet
e krejt marria t’shpërthejë në dëshpërim.

 

Përktheu: Iva Çaushaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Guximi- Jack Kerouac

Guximi- Jack Kerouac   I. Guximi është një virtyt interesant. I vetmi
Go to Top