Tridhjetë e tre emrat e Zotit- Marguerite Yourcenar
1. Deti n’agun e parë.
2. Gurgullim’ e ujit
mbi faqet e gurta
t’shkëmbinjve.3. Puhi e detit,
netëve,
mbi ishull.4. Bleta.
5. Flatrími trekëndor
i mjelmave.6. Qengj’ i porsalindur
prej ma t’bukurit dash,
nji dele.7. Turiri butalosh
i lopës,
turiri i egër
i demit.8. Turiri
durimplotë
i kaut.9. Kuqëlím’ i zjarrit
n’vatër.10. Deveja e çalë
që përshkoi qytetin
e zhurmshëm,
mespërmes,
derisa u shua.11. Bari
Aroma e barit.12. (një skicë e tij,
sikur yjësi, mijëra vezullime)13. Toka pjellore.
Rëra dhe hiri.14. Çafka, që
në terrin e natës
pret e mpitë,
n’ag shuan urinë.15. Peshk’ i njelmët
frymon për t’fundit herë
në fytin e çafkës.16. Duart
ndiejnë sendet.17. Lëkura –
çdo centimetër i saj.18. Shikimi –
çka gjakon.19. Nëntë dyert e perceptimit –
Parajsa dhe Ferri.20. Kraharori i njeriut.
21. Tingulli i një violine,
një motiv që luhet me çifteli.22. Një pije e ftohtë
ose e nxehtë,
me hurba.23. Buka e mbrume.
24. Lulet që çelin tokën
n’pranverë.25. Gjum’ i paqtë –
n’shtrat.26. Një i verbër
këndon një ninullë
për fëmijën e çaltë.27. Kali rend i lirë.
28. Zonja me kone.
29. Devetë që
shuajnë etjen,
tok me t’vegjëlit e tyre,
në çurgun e rrallëgjendur.30. Rrezet e para
që përshkëndritin
mbi liqenin
gjysmë t’akullt.31. Vetëtima
e heshtur
Shkreptima
buçitëse.32. E bekuara
heshtje
mes dy miqve.33. Një zë
jehon kah lindja,
depërton veshin e djathtë,
bëhet këngë.Përktheu: Iva Çaushaj

Kur të jesh plakur-William Butler Yeats
Më 30 Janar, 1889, Yeats-i takohet për të parën herë me zonjushën Maud Gonne. Ajo mbërrin