USHTARËT E SHIUT-Neviana Shehi
USHTARËT E SHIUT-Neviana Shehi Ushtarët e shiut vazhdojnë ende të luftojnë si dikur me të njëjtat armë Rëniet i shoqërojnë me bubullima dhe diellin e shndërrojnë në mjegull ende s’kanë mbërritur triumfet e para e sërish bien mbi tokë duke vallëzuar Gëzohen kur rrëzojnë ndonjë gjethe të verdhë ose kur mbushin pellgjet me çatitë… … Keep Reading
Asnjë teori estetike nuk ka për të na mësuar sesi krijohet poezia-Janis Ricos
Janis Ricos Ndërsa gjuha e shkencës është analitike, gjuha e poezisë është sintetike, shprehëse. Në këtë rast universiteti më i madh është gjuha e popullit. Krahasoni mënyrën sesi flet një shkencëtar me mënyrën sesi flet një njeri popullor. Fjala e shkencëtarit ka një palëvizshmëri, si diç e ndenjur,veçanërisht tek folja, që është elementi më i… … Keep Reading
HËNË E NGRIRË-Mario Benedetti
HËNË E NGRIRË-Mario Benedetti Me këtë vetmi të pabesë të shurdhët me këtë vetmi me rënga të shenjta me ulërima të largëta me heshtje të përbindshme me kujtime të ngrira me net për të tjerët me sy të shqyer me këtë vetmi të zbrazët që s’të lypset fare mundet nganjëherë ta kuptosh dashurinë. … … Keep Reading
FAMA-Jorge Luis Borges
FAMA- Jorge Luis Borges Të kem parë shkëlqimin dhe rënien e Buenos Ajresit. Të kem kujtuar një oborr me dhé të rrahur dhe një pjergull, një treme dhe një sternë. Të kem trashëguar gjuhën angleze, të kem hulumtuar gjuhën saksone. Të kem predikuar dashurinë për gjermanishten dhe nostalgjinë e latinishtes. Të kem biseduar në Palermo… … Keep Reading
NDOSHTA ËSHTË EDHE KËSHTU-Janis Ricos
Janis Ricos Me kalimin e viteve, miqtë dhe të njohurit largohen nga njëri – tjetri. Njerëzit bëhen më të komunikueshëm por më pak njerëzorë. Humbasin veçoritë e tyre, asetet e veçanta që i karakerizojnë dhe defektet e tyre pothuajse i nivelojnë. Miqësitë vyshken. Më e çuditshmja… sjellja e tyre me të tjerët. Kohët e fundit… … Keep Reading
Fragment nga romani “Mercier dhe Camier”-Samuel Beckett
Samuel Beckett [Takimi ishte lënë për në orën nëntë.] Kamieja mbërriti i pari në takim. Domethënë se kur ai mbërriti, Mersieja nuk ishte aty. Në fakt, Mersieja kish ardhur dhjetë minuta më parë. Ishte pra Mersieja, dhe jo Kamieja, që kish mbërritur i pari në takim. Pasi kish pritur pesë minuta, duke shqyrtuar me imtësi… … Keep Reading
LAHUTARË TË VERBËR-Neviana Shehi
LAHUTARË TË VERBËR-Neviana Shehi Kënga e pestë e kishte si lajtmotiv të saj rënien e shirave mbas çdo fund beteje dhe kjo i nxiste keq fantazitë e mia Pa ndjerë nisja të rindërtoja diagrame shirash dhe konture resh inatçore që s’ngopeshin së shfryri mbi heronjtë e mi epikë Merrja disa vargje nga eposi dhe… … Keep Reading
Pse shkruaj?-Alda Taçe Shpata
Pse shkruani? Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Në këtë rast, përgjigjia e radhës erdhi nga Alda Taçe Shpata Vijon më poshtë. Pse shkruaj?-Alda Taçe Shpata Shkruaj për të qenë e ndershme me veten, për të artikuluar ekzistencën time, për të kuptuar brendinë që shpeshherë e gjej të ngatërruar… … Keep Reading
MBI LETRAT E DASHURISË-MARIO BENEDETTI
MBI LETRAT E DASHURISË-MARIO BENEDETTI Një letër dashurie nuk është një kartë dashurie Një letër dashurie nuk është as një kartë pastorale apo krediti, pagese apo porosie përkundrazi ngjason me një letër strehimi meqenëse tani gëzimi apo trishtimi marrin guximin të shkruajnë një letër dashurie kjo ndodh pasi në zemër të natës shfaqet euforia… … Keep Reading
LIBRA UJORË-Neviana Shehi
LIBRA UJORË-Neviana Shehi Dallga e detit dhe dallga e gurit matin lartësitë e njëra tjetrës pastaj hapin dyert e detit me bubullima të rënda Në brigje ka ende zjarre grekësh të lashtë dhe anije të drunjta libra ujorë përplot histori dhe flokë nimfash të mbytura Ndonjëherë nga një nimfë e tillë… … Keep Reading