LAHUTARË TË VERBËR-Neviana Shehi
Kënga e pestë e kishte si lajtmotiv të saj
rënien e shirave mbas çdo fund beteje
dhe kjo i nxiste keq fantazitë e miaPa ndjerë nisja të rindërtoja diagrame shirash
dhe konture resh inatçore
që s’ngopeshin së shfryri mbi heronjtë e mi epikëMerrja disa vargje nga eposi
dhe i vendosja mbi plagët e të rënëve
sepse vargjet i ndihmojnë plagët të harrojnë
për disa çaste dhimbjet e tyre
por nuk i shërojnëAtëherë kam qenë e magjepsur
nga fryma e baladave
dhe heronjve me shikim të ngrirë
dhe besoja tek ta aq shumë
sa shpesh e vishja dhe trupin tim me vargje të tillaNë të shumtën e rasteve pëlqeja Rolandin
dhe eposin e kreshnikëve
më drithëronte Muji dhe vaji i Ajkunës
sidomos momenti kur bredhat
rënkonin nga bora e madheMe pas i rikthehesha si gjithmonë këngës së pestë
Të lexosh epos është si të jesh banore magjish
dhe të takohesh në rrugë një herë në ditë
me lahutarë të verbërNë këngën e gjashtë dimrat priten
të jenë më të ashpër…
Nga dita e një poeteje/ Neviana Shehi
Neviana Shehi 15 korrik, 2022 08:15 – Dhe sërish ndiej një lodhje, një rraskapitje, thua se