Pse shkruaj?-Alda Taçe Shpata

in Letërsi/Pse shkruaj? by

Pse shkruani? Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Në këtë rast, përgjigjia e radhës erdhi nga Alda Taçe Shpata

Vijon më poshtë.

Pse shkruaj?-Alda Taçe Shpata

Shkruaj për të qenë e ndershme me veten, për të artikuluar ekzistencën time, për të kuptuar brendinë që shpeshherë e gjej të ngatërruar dhe të kryqëzuar nga vetë unë.
Të shkruarit është aftësi, zhvillohet, rritet bashkë me njeriun, por do të ishte gjysmak në qoftë se nuk do të drejtohej nga shikimi i brendshëm i fenomeneve dhe dukurive, nëpërmjet një shtegu të ngushtë, të gjetur nga intuita. Përmbledhja e këtyre përvojave dhe përjetimeve lidhet me njësimin, shkrihet njësh me fjalën dhe kërkon të shfaqet.
Unë shkruaj sepse kur ndodh kjo; jetoj, është gjendje, proces, i jepem atij me të gjitha dhe i dorëzohem pa asnjë kusht. Zgjat pak, prozat e mia janë drama me një akt. Në ato çaste unë jam një gjallesë që përpëlitet mes rrethanave dhe ideve, e pikërisht trajta që marr në këtë duel të brendshëm jam unë, qenia ime, jam tregimi im.
Shkruaj sepse dua të bëhet bota e tejdukshme dhe të shfaqet lirisht, shkruaj sepse dua të krijoj veten dhe ta rris cilësinë e saj qoftë dhe me maseën 0.01%.
Shkruaj sepse dua t’i ndiej skajet e energjisë dhe lëvizjet e fjalës sime.
Shkruaj dhe lexoj për të mbërritur te vetja dhe tek tjetri nën lëkurë.

1 Comment

  1. Alda Tace Shpata sigurisht nuk ia kursen “kohen” lexuesit, edhe pse pretendon se te shkruarat e saj jane me nje act. Nuk ka lexues qe del nga te qenit lexues i prozave te Saj dhe arrin te shkeputet prej Saj menjehere me aktin e leximit: acti dramatik shfaqur prej saj, me nje deri ne nje e gjysem aktor/personazh, sigurisht e rremben lexuesin, e mban peng edhe me tej, vajtjemendjesh per cfare lexoi. Te kuptuarit dhe te perjetuarit e shkrimeve te Aldes vazhdojne gjer ne…leximin e tregimit tjeter te…Saj!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.