MBI LETRAT E DASHURISË-MARIO BENEDETTI
Një letër dashurie
nuk është një kartë dashurieNjë letër dashurie nuk është as një kartë
pastorale apo krediti, pagese apo porosiepërkundrazi ngjason me një letër strehimi
meqenëse tani gëzimi apo trishtimi
marrin guximin të shkruajnë një letër dashurie
kjo ndodh pasi në zemër të natës
shfaqet euforia apo angështimi
hiri prushin e tij ka harruar
ose faji në të shkuarën e tij strehuarnjë letër dashurie
është zakonisht një rrëke
e një lumi të rrëmbyer
dhe kurrë nuk e arrin pamjen e plotë
as sytë që panë gjelbëruar
as buzët e ëmbla
që puthën me dridhje apo nuk puthën
as qiellin që ndonjëherë shembet
me shtrëngatë me breshni apo i përçmuarnjë letër dashurie mund të dërgohet
që nga një bregore apo nga një qeli
që prej ngazëllimit apo vuajtjes
por s’mundet ndryshe, përherë
thjesht një dublikatë do të jetë
një kopje e mangët e ndjenjës vetënjë letër dashurie nuk është vetë dashuria
por thjesht një përmbledhje e mungesës.
Përktheu: Bajram Karabolli
HËNË E NGRIRË-Mario Benedetti
HËNË E NGRIRË-Mario Benedetti Me këtë vetmi të pabesë të shurdhët me këtë vetmi me