LIBRA UJORË-Neviana Shehi

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

LIBRA UJORË-Neviana Shehi
 

 

Dallga e detit dhe dallga e gurit
matin lartësitë e njëra tjetrës
pastaj hapin dyert e detit
me bubullima të rënda
 
Në brigje ka ende zjarre grekësh të lashtë
dhe anije të drunjta
libra ujorë përplot histori
dhe flokë nimfash të mbytura
 
Ndonjëherë nga një nimfë e tillë
del prej thellësive të vdekjes së saj
që ta vizatojë mëngjesin me flokët e gjata
 
Të tjerat grinden me turistët e zhurmshëm
që zbresin valë – valë nga linjat e largëta të Pireut
dhe jo më kot ky është një vend
ku historitë kanë shtretërit e tyre
dhe s’duhen shqetësuar për asnjë shkak
 
Në kohë stuhish të ashpra
kam parë trupa luftëtarësh të vdekur
që mbajnë njeri tjetrin për krahësh
dhe shkojnë për t’u falur
para statujës së Posedonit
 
Në shënimet e lashta
thuhet se një rit i tillë ua bën atyre
më të lehta dhimbjet
por mund të jetë edhe një çast reflektues
për kujtesën e harruar
të martirëve të thellësive
 
Sidoqoftë
çdo ditë dallga e detit dhe dallga e gurit
ndeshen fort me njëra tjetrën
për të krijuar një mit.

1 Comment

  1. Krijimtaria artistike e poetes Neviana Shehit është e pastër, emocionale, e bukur dhe e ëmbël.
    Ajo, poezia e sajë sidomos e gatuar mrekullueshëm ta rëmben shpirtin e të dhuron emocion të pazbehur dhe të bën për vehte, të bën ta rilexoish disa herë dhe përsëri të mbetesh i pangopur.
    Neviana Shehi, në letërsi është duke lënë gjurma të pashlyeshme. Krijimtaria e saj është bio, është origjinale e me vlera artistike dhe letraro-estetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke
Go to Top