VETEM TI JE DËSHIRË- Neviana Shehi
Të kisha thënë çdo agim
se unë dhe ky peizazh veshim bluzat
e njeri-tjetrit.
Sa herë që nis të fryjnë erërat e jugut
pemët nisin të vallëzojnë ca tango
të çuditshme vjeshtore.
Pylli i përrallave të Andersenit bëhet imi
dhe miliona gjethe prej dielli bëhen
fustani im.
Atë çast… Eva hyn brenda meje
dhe rrugicat e pyllit mbushen plot
me Adamë të përzënë nga parajsa
ndërsa në ajër vërtiten
mollë të kuqe iluzionesh.
Pylli dhe nimfat e tij shkojnë të pinë ujë
në liqen duke më marrë dhe mua me vete.
Vetëm të më shikosh “sa e bukur që bëhem”
por ti je larg i përmalluari im i përhershëm
je larg.
Dhe mua largësitë më rëndojnë si mall
sidoqoftë ta kam lënë të hapur
përgjithmonë një derë përralle
ku mund të hysh…
Mjafton të më sjellësh një fërshëllimë
dhe një erashkë gjethesh
nga thellësitë e asgjësë
Vetëm ti je dëshirë…Piktura: “???????? ?ℎ? ???????”
Autori: ???? ????????Poezia e lexuar nga Neviana Shehi:

Si këndvështrohen personazhet femërorë në letërsinë botërore dhe në atë shqiptare/Neviana Shehi
Revista defekt-teknik u drejtoi një pyetje, shkrimtarëve dhe joshkrimtarëve, mbi mënyrën sesi këndvështrohen personazhet femërorë në