Gjethet bien në heshtje – Immanuel Mifsud
Qëmoti mësova se historitë veten përsëritin
dhe në mes të natës ti do të klithësh
dhe do më lësh gjysmë të vdekur në divan,
ku shpirtrat e bukur erdhën njëherë
dhe ti i afrove rreth vetes për një natë.
Është një libër në të cilin janë shtypur të gjitha historitë
dhe kur e hap ndonjëherë për të lexuar,
lotët e ndenjur mblidhen në formën e një peme
me një trung aq të gjatë sa gati prek qiellin,
me të gjitha gjethet që në heshtje bien në tokë.
Përktheu: Qlirim Qormemeti
Poezi për Ninën – Immanuel Mifsud
Poezi për Ninën – Immanuel Mifsud Njëherë të pashë si treteshe në mbretërinë e kaltër të