Për një Fëmijë të Gazës, me Flutura-Michael R. Burch

in Letërsi/Tharm by

Për një Fëmijë të Gazës, me Flutura-Michael R. Burch

Ku fluturon flutura, o Zot,
kur rrufeja çan qiellin
dhe bubullima ulërin,
kur dimri i pamëshirshëm
mbulon botën nën dhëmbët e akullt?

Kur nata grumbullon
errësirat mbi acar,
me borën që digjet si kripë—
ku fluturon flutura, o Zot?

Ku e fsheh trëndafili aromën e vet
kur nata bie si thikë,
kur hëna s’e mbush dot boshllëkun e dritës?

Kur e vetmja ngrohtësi
është hiri i një zjarri të fikur—
ku fluturon flutura, o Zot?

Dhe ku të arratiset shpirti
kur jeta bëhet shumë e ashpër për t’u duruar,
kur shpresa humbet pa asnjë gjurmë?

Oh, kur drita e jetës
zbehet në humnerë,
ku fluturon flutura, o Zot?

Përktheu: Çlirim Qormemeti

Imazhi: Flying Balloon Girl

Autor: Banksy

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Fat fshati-Arben Velo

Fat fshati-Arben Velo  Në fshatin pa njerëz,mua më ha zhdukja.Marr frymë thellë,
Go to Top