USHTARËT E SHIUT-Neviana Shehi

in Letërsi/Tharm by

USHTARËT E SHIUT-Neviana Shehi

 

Ushtarët e shiut vazhdojnë ende të luftojnë
si dikur me të njëjtat armë

Rëniet i shoqërojnë me bubullima
dhe diellin e shndërrojnë në mjegull
ende s’kanë mbërritur triumfet e para
e sërish bien mbi tokë duke vallëzuar

Gëzohen kur rrëzojnë ndonjë gjethe të verdhë
ose kur mbushin pellgjet
me çatitë flasin me një gjuhë
që i ngjan alfabetit mors
duke krijuar me të një muzikë të ëmbël
për veshët tanë

Dhe janë shumë serioz në të gjitha rëniet e tyre

Në fund të çdo vjeshte
e ndjejnë me hundë ardhjen e dimrit
dhe bëhen më të papërmbajtshëm se kurrë

Sigurisht e ndjejnë se janë në sezonin e tyre
dhe s’pranojnë të flasin as me erërat
është një periudhë që s’bën mirë
të gjendesh poshtë tyre
se duhet t’iu hapësh udhë

Furia e ujërave qe fshihen në çdo pikë
është kaq e madhe dhe e paparashikueshme

Legjendat e lumenjve flasin për histori të frikshme
por prapëseprapë unë e adhuroj shiun dhe ushtarët e tij

Në gjoksin tim varet gjithmonë një medaljon i kristaltë
me portretet e tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top