Pas vdekjes së bashkëpunetores sime M.S-Bertolt Brecht
Pas vdekjes së bashkëpunetores sime M.S-Bertolt Brecht I Në vitin e nëntë të arratisjes nga Hitleri E lodhur prej udhëtimit Prej të ftohtit e prej urisë në Finlandën dimërore Dhe prej të priturit për një pasaportë drejt një kontinenti tjetër Shoqja jonë Steffin vdiq Në qytetin e kuq të Moskës. II Gjenerali im ra Ushtari… … Keep Reading
Përkthyesja/Efim Etkind
Në këtë tregim, Efim Etkind, mik i Solzhenicinit dhe i Josif Brodskit, na rrëfen historinë e çuditshme të një përkthyeseje ruse të pasionuar pas poezisë angleze, që përktheu Don Zhuanin e Bajronit në një qeli të policisë politike ruse. Fati i Tatjana Gnediçit, pasardhëse e përkthyesit të Iliadës në rusisht, ilustron edhe njëherë vendin që zë poezia… … Keep Reading
Çdo ditë-Ingeborg Bachmann
Çdo ditë-Ingeborg Bachmann Lufta nuk shpallet më, por vazhdohet. E pabesueshmja është bërë e përditshme. Heroi u rri larg luftëtarëve. I dobëti është dërguar në vatrat e zjarrit. Uniforma e ditës është durimi, Shprblimi i saj, ylli i mjerë i shpresës në zemër. Ajo jepet hua kur asgjë më nuk ndodh, kur… … Keep Reading
Sa shumë libra! I ke lexuar të gjithë?-Umberto Eco
Panairii i Librit, Torino, 2007 Umberto Eco Natyrisht, bibliofili, madje edhe ai që koleksionon libra bashkëkohorë, i ekspozohet kurthit të idiotit që një ditë i bujt në shtëpi, sheh të gjithë ata rafte dhe shqipton: “Sa shumë libra! I ke lexuar të gjithë?” Përvoja e përditshme na tregon se kjo pyetje bëhet edhe nga njerëz… … Keep Reading
FLOKNAJA JOTE E PORTOKALLTË-Paul Eluard
FLOKNAJA JOTE E PORTOKALLTË-Paul Eluard Floknaja jote e portokalltë në zbrazëtinë e botës Në zbrazëtinë e qelqeve të rëndë prej heshtjes e prej hijes Ku duart e mia të zhveshura kërkojnë gjithë pasqyrimet e tua. Forma e zemrës sate është kimerike Dhe dashuria jote i ngjan dëshirës sime të humbur. O psherëtima të qelibarta,… … Keep Reading
Republika e gomerëve-Granit Zela
Granit Zela Në republikën e Zullumhanes ndodhi diçka e rrallë: një gomar u fut në parlament duke zëvendësuar në listë përfaqësuesin përkatës të popullit. Pas këtij veprimi të pandodhur ndonjëherë, shumica e anëtarëve të parlamentit qeshën, madje disa edhe u tallën ngaqë atë ditë ishte 1 Prilli, dita e gënjeshtrave dhe kjo ishte një shaka… … Keep Reading
Nëse vendos të dashurohesh me mua-Alda Merini
Nëse vendos të dashurohesh me mua-Alda Merini Nëse vendos të dashurohesh me mua, merri anët e mia të errëta e mbushi me dritë. Nëse vendos të dashurohesh me mua, mbaj mbi shpatullat e tua lotët e mi. Ashtu do të bëj edhe unë, dhe çdo gjë do të peshojë më pak. Nëse… … Keep Reading
Me arvanitët, udhëve të Greqisë-Luan Rama
Luan Rama Piktakimi im i parë me Greqinë ishte përmes librave. Ishte leximi i poezive të Ricos-it e veçanërisht Njeriu me karafil, vargje që atëherë m’u dukën nga më të bukurat në botë. Megjithatë Greqia, apo më mirë ajo pjesë që quhej Shqipëria e vjetër, meqë tashmë Çamëria ishte futur brenda kufijve të Greqisë së… … Keep Reading
Fragment nga libri “Një Dashuri Transatlantike”-Simone de Beauvoir
Simone de Beauvoir Tani do të them disa histori të vogla për Çmimin Goncourt. Këtu është bërë zakon që kur merr çmimin, shkon në drekën e Goncourtit dhe falënderon jurinë, pastaj botuesi shtron një kokteil të madh ku mblidhen të gjithë gazetarët dhe bëjnë pyetje, foto – besoj i ke përjetuar me çmimin Pulitzer. Në… … Keep Reading
Po minjtë e kanaleve flenë natën -Wolfgang Borchert
Wolfgang Borchert Zgavra e dritares tek muri i vetmuar gomësinte në ngjyrë të kaltërt në të kuqe nën diellin e plotë të mbrëmjes që po binte. Retë e pluhurit vezullonin midis mbetjeve të oxhaqeve të lartësuar… … Keep Reading