SA PAK-MARIO BENEDETTI
(Montevideo, 1920 – 2009)
Sa pak
është ajo që ti di
ajo që di
për mua
ajo që sheh
janë retë e mia
janë heshtjet e mia
janë gjestet e mia
ajo që di
për mua
ajo që njeh
është trishtimi
i shtëpisë sime parë nga jashtë
janë kanatat e trishtimit tim
zilja e derës së trishtimit timPor nuk di
asgjë
e shumta
ndonjëherë mendon
se sa pak është
ajo që unë di
ajo që di
për ty
ajo që shoh
domethënë retë e tua
apo heshtjet e tua
apo gjestet e tua
ajo që njoh
është trishtimi
i shtëpisë tënde parë nga jashtë
janë kanatat e trishtimit tënd
zilja e derës së trishtimit tënd.Por nuk thërret.
Por nuk thërras.Përktheu: Bajram Karabolli
KËTU NUK KA PLEQ-MARIO BENEDETTI
KËTU NUK KA PLEQ-MARIO BENEDETTI Këtu nuk ka pleq, vetëm na erdhi pasditja:një pasdite plot me