HËNA-Haime Sabines
HËNA-Haime Sabines Hëna mund të pihet me lugë ose çdo dy orë si një kapsulë. Bën mirë si gjumësjellës e për t’u qetësuar dhe po ashtu i shëron ata që me filozofi janë helmuar. Një copë hëne në xhep është hajmali më e mbarë se këmba e një lepuri: vlen për të gjetur atë që… … Keep Reading
YLLËSIA E MËSUAR PËRMENDËSH-MOIKOM ZEQO
YLLËSIA E MËSUAR PËRMËNDËSH-Moikom Zeqo Koha rrjedh Si qënie e ngrirë, Që kthehet në baticë! Rrebeshi Me sy shqiponjash Më heton fytyrën! Zanat E bjeshkëve Merren me striptizë. Era Shpuplon Agimin shpend! E nënvizoj këtë yllësi Si vargjet, Që duhet t’i mësoj përmëndësh! … Keep Reading
MARIO VARGAS LLOSA PËR BORGES-IN
MARIO VARGAS LLOSA «Stili i Borges-it është një gjë e pazakontë në gjuhën tonë. Gjuha jonë, përgjithësisht, është një gjuhë shumë e pasur, ka shumë fjalë për disa ide. Përkundrazi, proza e Borges-it, në pak fjalë, ka shumë ide». Kështu e përcakton saktësinë dhe veçorinë befasuese të argjentinasit të madh, Vargas Llosa, i cili në… … Keep Reading
MËNGJES HERËT-Federico García Lorca
MËNGJES HERËT-Federico García Lorca Porsi dhe dashuria harkëtarët janë të verbër. Në natën e gjelbër shigjetat lenë gjurmë zambakësh të ngazëllyer. Thembra e hënës dërrmon retë e purpurta dhe ato drithërohen të mbushura me vesë. Ajme, porsi dhe dashuria harkëtarët janë të verbër! Përktheu: Merita Paparisto … Keep Reading
Çfarë është fashizmi?/George Orwell
Donald Trump përdori termin “fashizmi i ri i ekstremit të majtë” në një fjalim ku sulmoi protestuesit kundër ndasive racore në SHBA. Trump u bë kështu një nga të shumtët në politikën amerikane dhe në atë të të gjithë botës, që përdor termin “fashizëm” në atë që një studiues e quan “përdorim i termit pa preçizion të… … Keep Reading
OBJEKTE TË HUMBURA-Julio Cortázar
OBJEKTE TË HUMBURA-Julio Cotzár Nëpër trotuare ëndrrash dhe dhoma të shurdhëta verat e tua të dorëzuara më cytin me meloditë e tyre Një shifër përgjuese dhe tinëzare shkon nëpër rrethina dhe më thërret e më thërret por çfarë mungon, më thuaj, në kartën e vogël tek e cila janë emri, rruga dhe pagjumësia jote,… … Keep Reading
GOLGOTA FLUTURASH-Moikom Zeqo
GOLGOTA FLUTURASH-Moikom Zeqo *** Unë ngre ngrehina Me eshtra zogjsh. Ah, frymëzimi Pa mëgojca! Ç’është kjo dritë, Që më dënon Me sterilitet të bardhë? *** Prek trupin tënd e dashur Dhe them: – Je ti, je ti, Po më kërkon Në të tërë mijëvjecarët! Një barbari e cuditshme Është zgjuar dhe po lëviz! … Keep Reading
Ujqit po kthehen-Hans Bender
Hans Bender Krasno Sheri quhej fshati që nga revolucioni. Ndodhej pesëdhjetë versta[1] nga qyteti më i afërt, në pyje të mëdhenj, të cilët i përshkonte një rrugë nga perëndimi në lindje. Starosti[2] i Krasno Sheri-t po merrte shtatë robër lufte nga kampi i qytetit. Po udhëtonte me karrocën e vet dyrrotëshe, një kalë me… … Keep Reading
PËR T’U LEXUAR NË MËNYRË PYETËSE-Julio Cortázar
PËR T’U LEXUAR NË MËNYRË PYETËSE-Julio Cortázar Ke parë vërtet ke parë borën, yjet, hapat e kadifenjtë të flladit Ke prekur, vërtet ke prekur pjatën, bukën, fytyrën e asaj femre që aq shumë dashuron Ke përjetuar si një goditje mes vetullave çastin, dihatjen, rënien, arratinë Ke ditur në çdo pore të lëkurës ke ditur… … Keep Reading
Çfarë na mësojnë romanet e mëdhenj pandemikë/Orhan Pamuk
Orhan Pamuk Gjatë katër viteve të fundit kam shkruar një roman historik, ngjarjet e të cilit ndodhin në vitin 1901, kohë kur ndodhi një shpërthim i murtajës bubonike, që vrau miliona njerëz në Azi, por jo shumë në Evropë dhe njihet si pandemia e tretë e murtajës. Gjatë dy muajve të fundit, miqtë dhe familja,… … Keep Reading