KUAJT-PABLO NERUDA
KUAJT-PABLO NERUDA Që nga dritarja i pashë kuajt. Ishte në Berlin, në dimër. Drita ishte pa dritë, qielli pa qiell. Ajri i bardhë si një bukë e freskët. Dhe nga dritarja ime një cirk i shkretë, kafshuar nga dhëmbët e dimrit. Prej mjegullës dolën papritur dhjetë kuaj që një njeri i ngiste. Duke dalë,… … Keep Reading
Mund të ndodhë që guri i Sizifit të na rrëshqasë dhe duhet ngritur sërish, por është diçka që duhet ta bëjmë; guri na përket/Një intervistë e shkrimtarit Gunter Grass
Fëmijë isha gënjeshtar i shkëlqyer. Për fat të mirë nëna ime i pëlqente gënjeshtrat e mia. I premtoja gjëra të mrekullueshme. Përktheu: Arlinda Guma Si u bëtë shkrimtar? GÜNTER GRASS: Mendoj se ka të bëjë me situatën sociale në të cilën jam rritur. Linda në një familje të klasës së mesme të ulët; kishim një… … Keep Reading
KATËRMBËDHJETË MINUTA REFLEKSION/MARIO VARGAS LLOSA
MARIO VARGAS LLOSA Nobel, 2010 Atë ditë, si çdo ditë tjetër në këto tri javët tona në Nju Jork, u ngrita në pesë të mëngjesit dhe, duke u përpjekur të mos zgjoj Patrician, shkova në sallon për të lexuar. Nata ende nuk ishte hapur dhe dritat e qiellgërvishtësve përreth dukeshin si të shqetësuara nga një… … Keep Reading
Poezi nga Petraq Risto
Poezi nga Petraq Risto * * * Flutura e sapolindur E di se do jetojë 1000 sekonda Dhe në këto një mijë vjet me pajën e pjalmit do të flejë mbi një lule…. Pastaj kur ti vijë vdekja në pajën e zjarrit me dinjitetin e një letre dashurie do digjet. Shtator, 2007 … Keep Reading
GJËRAT-JORGE LUIS BORGES
GJËRAT-JORGE LUIS BORGES Bastuni, monedhat, çelësat, e bindura bravë, të vonuarat shkrime, që të paktat ditë të mbetura të jetës sime s’kanë për t’i lexuar, kutia e shahut dhe letrat, një libër dhe e vyshkur mes faqeve të tij një manushaqe, monument i një nate, pa dyshim të paharrueshme por e harruar tani, e… … Keep Reading
Kanë thënë për Franz Kafka-n
PËR KAFKA-n 1. Blanchot Është e vërtetë se tek Kafka ka një brengë mjaft të turbullt, ndoshta një shijim të torturës, të cilën e denoncon po vetë, që është si një lloj dredhie për ta çarmatosur fatin, duke iu shfaqur ballazi qysh më parë mizorisë së tij… (këtu edhe letra për Milenën dhe fraza… … Keep Reading
Në pazarin e luftës… Petraq Risto
Në pazarin e luftës… Petraq Risto 1. Në pazarin e luftës shiten gra, të shumtat – me perçe, të paktat – zbuluar Kalojnë ushtarët në paradë të gjejnë të bukurat… Nesër do jetë lufta finale e mbase nuk kthehen nga lufta… 2. Në pazarin e pasluftës shiten robër shtëpiaket për të ndihmuar… Nëntor,… … Keep Reading
Është pothuajse sikur të kesh nevojë për leje për të shkruar/Një intervistë e shkrimtares amerikane Toni Morrison
Kur lexoja biografitë dhe autobiografitë e grave shkrimtare, madje edhe rrëfimet e tyre për mënyrën sesi filluan të shkruajnë, pothuajse secila prej tyre kishte nga një anekdotë të vogël që tregonte për çastin kur dikush i dha leje për ta bërë këtë… nëna, burri, mësuesi… dikush tha, OK, shko përpara… mund ta bësh. Përktheu: Arlinda… … Keep Reading
DUHET TË SHPRESOJMË/JORGE LUIS BORGES
JORGE LUIS BORGES Dikur kam thënë se demokracia është një abuzim statistikash. E kam kujtuar shumë herë atë mendim të filozofit Thomas Carlyle, që e përcakton demokracinë si kaosin e siguruar me kutitë e votimit elektoral. Utopia ime vazhdon ende të jetë një vend apo i gjithë planeti, pa shtet apo me një minimum shteti.… … Keep Reading
Çdo gur në det është shtëpi për peshqit-Edvin Thomollari
Çdo gur në det është shtëpi për peshqit-Edvin Thomollari Çdo gur në det është shtëpi për peshqit, tha djali që e njihte kepin me pëllëmbë. Njëzet vjet që prek tokën e kepit, ujin e kepit, një herë ngatërrove një predhë lufte me një qyp thesaresh. Një natë kur gjuaje pe shumë gjallesa, ti the… … Keep Reading