Kur ikëm-Edvin Thomollari
Kur ikëm,Lamë korridoret me erë kanelleDhe jastëkët me përralla.Lamë festën e Shën MërisëDhe gurin e kripës,Lamë fundin e gushtitDhe shumë stinë të tjera.Lamë hijen e lajthiveDhe qershitë e qershorit.Lamë copën e qiellitMe gjithë yjet dhe manushaqet pa erë.Lamë malin, malet nuk ikin.Kur u kthyem,Gjetëm malin, malet nuk ikin.Gjetëm murin e rënë të shtëpisëDhe arrën e madhe me hijen e saj.Gjetëm bredhin e gjatë të rrëzuar nga frikaDhe rrufetë që ai kurrë nuk i tërhoqi.Gjetëm blirin e pambledhurDhe manat e pjekur të rënë në tokë.Gjetëm shenjtorët brenda kishësDhe partizanët në gurin e lapidarit.Në fund gjetëm dhe një burrë që qanteSe nuk kishte më frymë për klarinetën e tij.Ikëm prapë.
Unë dua të gjej rima në Tiranë-Edvin Thomollari
Unë dua të gjej rima në Tiranë-Edvin Thomollari Unë dua të gjej rima në Tiranë.