Unë dua të gjej rima në Tiranë-Edvin Thomollari
Unë dua të gjej rima në Tiranë.
Me rimat të thur shporta për mollë.
Mollë të kuqe dhe me nishane.
Nishane që kanë edhe njerëzit.
Njerëzit që janë josimetrikë.
Josimetrikë si mollët e tokës.
Toka që është njësoj për të gjithë.
Të gjithë që panë horizontin.
Horizontin e detit ku ndalen fotonet.
Fotonet që janë edhe grimca, edhe valë.
Valët që s’dimë, por që fillojnë diku.
Diku që është ndajfolje rrethane.
Rrethanat që janë jashtë meje.
Unë që (s)gjej rima në Tiranë.
Në Tiranën që je dhe ti.
Kur ikëm-Edvin Thomollari
Kur ikëm-Edvin Thomollari Kur ikëm, Lamë korridoret me erë kanelle Dhe jastëkët me përralla. Lamë festën