Në vitin 1947, Ingrid Bergman i shkroi një letër (tashmë legjendare) Roberto Rossellin-it, ku i shprehte dëshirën për të punuar me të.
Duke mos ditur se ku mund të gjente regjisorin, ajo me sa duket nuk e dërgoi letrën menjëherë; dhe kur përfundimisht e bëri këtë, u kujdes ta dërgonte në studion e tij; Minerva Film Corporation në Romë.
Sipas Rossellin-it, dikush në studio e shpëtoi letrën nga grumbulli i korrespondencës që po digjej në plehra, e lexoi atë dhe thirri drejtorin për t’ia treguar.
Rossellini kishte mosmarrëveshje me Minerva-n në atë kohë, dhe nuk pranoi të fliste me personin në fjalë, kështu që ai nuk e mori letrën deri më 8 maj 1948, në ditëlindjen e tij.
Ai u përgjigj së pari me një telegram të shkurtër dhe ekstatik:
“Sapo mora me emocion të madh letrën tuaj, që ndodhi të mbërrinte në përvjetorin e ditëlindjes sime si dhurata më e çmuar. Është absolutisht e vërtetë që unë ëndërroja të bëja një film me ju. . . ”
Pasoi një synops i shkurtër për një projekt si Stromboli, dhe më në fund, në muajin Nëntor, një propozim i plotë për ta bërë atë film së bashku.
Vijon më poshtë teksti i letrës së Bergman-it:
I nderuar Z. Rossellini,
Pashë filmat tuaj “Open City” dhe “Paisan”, dhe më pëlqyen shumë. Nëse keni nevojë për një aktore suedeze, që flet shumë mirë gjuhën angleze, që nuk e ka harruar gjermanishten, që nuk është shumë e kuptueshme në frëngjisht dhe që në italisht di vetëm fjalën “ti amo”-(të dua), jam gati të vij dhe të bëj një film me ju.
Ingrid Bergman
Përktheu nga anglishtja: Arlinda Guma