Një letër e Van Gogh-ut, dërguar vëllait të tij Theo-s

in Pikturë by

Vinsent Van Gogh

 

                   Theo im i dashur!

Më në fund po të dërgoj një skicë të vogël, që të të jap një ide për drejtimin që po merr ajo që po bëj. Sepse sot i jam rikthyer.

Sytë e mi janë ende të lodhur, por megjithatë kam patur një ide të re në mendje; këtu është skica e saj. Nr. 30; kanavacë përsëri.

Këtë herë është thjesht dhoma ime e gjumit, por ngjyra është ajo që duhet ta kryejë punën këtu, ajo thjeshtëzohet edhe më, duke i dhënë edhe më shumë stil gjërave, për të qenë sa me sugjestive në kontekstin e të pushuarit apo në atë të të fjeturit në përgjithësi.

Shkurtimisht, duke parë pikturën duhet të të pushojë mendja, ose më mirë, imagjinata…

Muret kanë një violë të zbehtë. Dyshemeja është me pllaka të kuqe.

Shtrati dhe karriget janë në ngjyrë të verdhë gjalpi të freskët.

Çarçafët dhe jastëkët ne ngjyrë të gjelbër, shumë  të ndritshme, limoni.

Batanija e kuqe e ndezur.

Dritarja e gjelbërt.

Mbulesa e tavolinës në ngjyrë portokalli – blu baseni.

Dyert janë në ngjyrë jargavani.

Dhe kjo është e gjitha!

Asgjë në këtë dhomë gjumi nuk është me kapakë të mbyllur.

Qëndrueshmëria e mobiljeve duhet gjithashtu të shprehë e paqëndrueshmëri.

Portrete në mur, një pasqyrë, një peshqir duarsh dhe disa rroba.

Korniza, meqë nuk ka ngjyrë të bardhë në pikturë, do të jetë e bardhë.

E gjithë kjo për të marrë hak për pushimin e detyruar që u detyrova të merrja.

Do punoj me të nesër, gjithë ditën, por ti mund të shohësh se sa e thjeshtë është ideja. Hijëzimet e hedhura janë hequr; ngjyra të sheshta, të thjeshta, si printime japoneze.

Do të kontrastojë për shembull me “Tarascon Diligence” dhe me “Night Caffe”.

Nuk do të të shkruaj gjatë, sepse do filloj nesër shumë herët, në dritën e freskët të mëngjesit, për ta përfunduar kanavacën time.

Shpresoj se do më shkruash në ditët e ardhshme.

Një ditë do bëj disa skica të dhomave të tjera.

Të tok dorën fort:

Yti

Vinsent

Përktheu nga anglishtja: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top