Megjithatë-Arlinda Guma

in Letërsi/Tharm by

Megjithatë – Arlinda Guma

 

Megjithatë këto poezi mund të jenë të dobëta,
ju mund t’i hidhni në griresën e letrave,
dhe hirin e tyre ta shpërndarni si urnë,
në qiellin e këtij qyteti prozaik.

Megjithatë ju nuk do të gjeni këtu;
livadhe lulesh, agime boreale dhe… lumturi, hëm lumturi…
(edhe në buletine meteorologjike mund të gjeni më shumë lumturi!…)

Megjithatë shitësja e luleve nuk e kishte veshur mushamanë e shiut…
Megjithatë manekinët e lagur nuk më përshëndetën këtë mëngjes…
Megjithatë vogëlushi e kishte harruar sërish fletoren e vizatimit…
Megjithatë plaku me borsalinë ndaloi sërish te lajmërimet e vdekjeve…
Megjithatë një çadër e kuqe u ngjit lart në qiell…
Megjithatë kllouni në spitalin e fëmijëve harroi sërish të buzëqeshë…

Megjithatë këto poezi mund të jenë të dobëta,
Megjithatë në Fletoren Zyrtare ju mund të gjeni më shumë lumturi…

©Arlinda Guma

Janar, 2017

Poezia e lexuar nga autorja:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top