Lehtësia jote e papërballueshme-Arlinda Guma
Ti qesh… dhe hareshëm më sillesh përqark,
buzë greminës ku unë kam ndalur këmbët,
e shoh fikurazi atje poshtë,në humbëtirë,
ku pres të rrëzoj veten time…Por ti menjëherë ul prej qiellit një diell të kuq,
e ma sjell para syve,dhe përreth bëhet kaq dritë…
dhe përreth bëhet kaq ngrohtë…
dhe hareja jote e shpenguar,
mbështjell si kuvertë e butë dimrat e mi…pastaj qesh…
e qesh…
e qesh…… e hareshëm vazhdon të më sillesh përqark…
më largon prej buzëve,
bishtin e cigares, që unë e përtyp bashkë me humbjet
dhe cipën e përgjakur të buzëve,dhe e lëshon poshtë,
në greminë,
atje ku unë dua të shkoj pas saj…Por ti,
ti m’i shkatërron gjithë planet,
e unë nuk di si përfundoj ngatërruar nëpër flokët e tu,
që lëshohen poshtë si luledredhëza,
për të më shpëtuar…Oh, unë nuk di,
e them se as ti nuk e di,
përse kërkon të më shpëtosh me çdo kusht…di vetëm që kam kaq frikë nga kjo lehtësi e papërballueshme,
dhe ky diell i kuq…Më lër të rrëzohem atje poshtë!
Mirë?Të copëtohem atje, bashkë me humbjet,
është më pak e frikshme,
se ky shpëtim i bukur…©Arlinda Guma
2011
Poezia e lexuar nga autorja:
Nëse të jesh “pellazg i vjetër” do të thotë të gërryesh lumenjtë e të presësh pyjet, do të preferoja të isha më mirë një “eskimez i vjetër”/Bisedë me autoren Arlinda Guma
Zakonisht në këtë cikël bisedash pyetjet i drejtoj unë, por kësaj radhe pati një përmbysje dhe