Historia e vërtetë mbi të cilën u mbështet shkrimi i skenarit të filmit “Para Lindjes së Diellit”

in Kinema by

Ndoshta të gjithë e dinë këtë, por skenari i flimit “Para Lndjes së Diellit” u frymëzua nga një takim që pati regjisori, Linklater.
Ndodhi në Filadelfia, në një dyqan lodrash, në vitin 1989. Ai ishte 29 vjeç dhe ajo (Amy) ishte rreth të njëzetave.
Ata kaluan një natë së bashku “nga mesnata deri në gjashtë të mëngjesit […] duke shëtitur e duke flirtuar…
Pas publikimit të filmit të parë, ai shpresonte se ajo do ta njihte historinë dhe do ta kërkonte (gjë që ndodh në filmin e dytë të trilogjisë). Vetëm se ajo nuk u shfaq kurrë. Ata nuk folën më kurrë.
Shumë vite më vonë, pak para se të publikonte filmin e tretë të trilogjisë, ai zbuloi se Amy kishte vdekur në një aksident me motor në vitin 1994, pak para se të dilte filmi i parë.
Që do të thotë; ajo kurrë nuk e pa historinë e tyre në film.

***
Linklater, Krizan, [4] Hawke dhe Delpy filluan të zhvillonin një plan më të madh buxhetor pas publikimit të Before Sunrise, por nuk arritën të siguronin financim. Pas një periudhe pune të pavarur, veçanërisht të frymëzuar nga divorci i Hawke-t nga Uma Thurman-i, shkrimtarët u mblodhën në vitin 2003 dhe inkorporuan elemente të skenarëve të tyre, si dhe skena të shkruara gjatë zhvillimit të Before Sunrise, për të krijuar skenarin e filmit.
Fotografia kryesore u zhvillua tërësisht në Paris dhe filmi konsiderohet se zhvillohet në kohë reale.
Gjithashtu Delpy kontribuoi me muzikë origjinale për kolonën zanore të filmit. Premiera e filmit “Para Lindjes së Diellit” u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin më 10 Shkurt të vitit 2004 dhe u realizua si shfaqje teatrale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 2 Korrik të vitit 2004.
Ai fitoi 16 milionë dollarë kundrejt një buxheti prej 2-2,7 milionë dollarësh dhe mori një vlerësim të gjerë nga kritikët, veçanërisht për regjinë e Linklater-it, interpretimet dhe kiminë e aktorëve e për skenarin.
Ai mori vlerësime të shumta, duke u nominuar për Çmimin e Akademisë për Skenarin më të Mirë të Përshtatur dhe u shfaq në listat e shumë publikimeve të filmave më të mirë të vitit, madje disa e quajnë atë një nga filmat më të mirë të dekadës.

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Kinema

Go to Top