Një letër ankese e Bukowski-t për censurën

in A(rt)ktivizëm by

Në vitin 1985 pati një ankesë nga një lexues lokal, stafi i Bibliotekës Publike në Nijmegen vendosi ta heqë librin e Charles Bukowski-t, “Tales of Ordinary Madness”, prej rafteve të tyre, duke e deklaruar atë si “shumë sadist, vende-vende fashist dhe diskriminues ndaj grupeve të caktuara (përfshirë homoseksualët ).” Në javët vijuese, një gazetar lokal me emrin Hans van den Broek i shkroi Bukowski-t dhe kërkoi mendimin e tij për çfarë kishte ndodhur. Përgjigjia mbërriti shpejt dhe mund të lexohet më poshtë:

I nderuar Hans van den Broek:

Faleminderit për letrën ku më tregoni për heqjen e një prej librave të mi nga Biblioteka Nijmegen. Dhe se akuzohem për diskriminim ndaj njerëzve me ngjyrë, homoseksualëve dhe grave. Dhe se është sadizëm për shkak të sadizmit.

Të vetmet gjëra që unë kam frikë se mund të diskriminohen, janë humori dhe e vërteta.

Nëse shkruaj keq për zezakët, homoseksualët dhe gratë, është për shkak se ata që kam takuar ishin të tillë. Ka shumë gjëra të “të këqija” – qenë të këqij, censurë e keqe; ka edhe meshkuj “të këqij”të bardhë. Vetëm kur shkruan për meshkujt “të këqij” të bardhë, nuk ankohen ata. Dhe duhet të them se ka zezakë “të mirë”, homoseksualë “të mirë” dhe gra “të mira”?

Në punën time si shkrimtar, vetëm e fotografoj me fjalë atë që shoh. Nëse shkruaj për “sadizëm” është sepse ekziston, nuk e kam shpikur unë, dhe nëse ndodh ndonjë vepër e tmerrshme në punën time, kjo ndodh sepse ndodhin gjëra të tilla në jetën tonë. Unë nuk jam në anën e së keqes në qoftë se gjëra të tilla ka me tepri. Në shkrimet e mia nuk jam gjithmonë dakord me atë që ndodh, as nuk qëndroj në baltë për hir të saj. Gjithashtu, është interesante se si njerëzit që hetojnë ndaj veprës sime, të mos shohin pjesët e saj që përfshijnë gëzim, dashuri dhe shpresë… Dhe ka të tilla. Ditët e mia, vitet e mia, jeta ime, kanë patur ngritje dhe ulje, dritë dhe errësirë. Nëse shkruaj vazhdimisht vetëm për “dritën” dhe kurrë nuk përmend tjetrën, atëherë si artist do të isha një gënjeshtar.

Censura është mjet i atyre që kanë nevojë të fshehin realitetin nga vetja dhe nga të tjerët. Frika e tyre është vetëm pamundësi e tyre për t’u përballur me atë që është e vërtetë, dhe unë nuk mund të shfryj zemërim kundër tyre. Unë vetëm sa e ndiej këtë trishtim të tmerrshëm. Diku, në edukimin e tyre, ata kanë qenë të mbrojtur prej fakteve totale të ekzistencës sonë. Ata i mësuan të ishin në një mënyrë, ndërkohë që ekzistojnë shumë mënyra.

Unë nuk jam i tronditur se një nga librat e mi është nxjerrë prej strofullës dhe është larguar nga raftet e një biblioteke lokale. Në njëfarë kuptimi, unë jam i nderuar që kam shkruar diçka që i ka zgjuar këto nga thellësitë e tyre pa peshë. Por jam i lënduar, po, kur libri i dikujt tjetër censurohet, për atë libër, dhe ndodh që të jetë libër i madh… e ka pak prej tyre, dhe gjatë gjithë epokave ky lloj libri ka gjeneruar shpesh në një klasik dhe pikërisht ajo që dikur ishte menduar si tronditëse e imorale, kërkohet tani në shumë nga universitetet tona.

Unë nuk po them se libri im është njëri prej tyre, por po them se në kohën tonë, në këtë moment kur çdo moment mund të jetë i fundit për shumë prej nesh, është një poshtërim i mallkuar dhe një trishtim i papërshkrueshëm, që ne ende kemi midis nesh njerëz kaq të vegjël e të hidhur, gjueti shtrigash dhe ndëshkues të realitetit. Edhe këta janë pjesë e jona, ata janë pjesë e së gjithës, dhe nëse nuk kam shkruar për ta, ndoshta duhet të shkruaj këtu, dhe kjo është e mjaftueshme.

Mund të bëhemi më të mirë të gjithë së bashku,

Juaji,

Charles Bukowski

Përktheu

Arlinda Guma

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from A(rt)ktivizëm

Go to Top