Kjo është një foto e piktorit Salvador Dali, ndërsa është duke punuar me një prej kryeveprave të tij.
Ajo titullohet “Fytyra e luftës”.
Dali e realizoi këtë pikturë gjatë qëndrimit në Kalifoni, në vitin 1940.
Ёshtë fytyra e tmerrshme e luftës, janë sytë e saj mbushur plot me vdekje.
Kjo fytyrë është më shumë remenishencë e Luftës Civile në Spanjë, se sa e asaj të Luftës së Dytë Botërore, imazhet e tmerrshme të kësaj të fundit ende nuk kishin depërtuar mjaftueshëm sa për ta impresionuar Dalinë.
Në ditarin e tij, ai shkruante se dy motorët më energjikë që bënin të funksiononte trurin e tij të rafinuar prej artisti, qenë libido dhe frika prej vdekjes… dhe se asnjë minutë e vetme e jetës se tij nuk kalonte pa spektrin katolik, apostolik të vdekjes, i cili e shoqëronte edhe në çastet më pak të rëndësishme e kapriçoze të fantazisë së tij.
Piktori i famshëm surrealist i dha njerëzimit shumë kryevepra. “Fytyra e luftës” është njëra nga ato.
Ajo përcjell atmosferën traumatike të atij viti, dëshpërimin dhe mizerjen.
Nëpërmjet toneve të errëta, të frikshme, Salvador Dali sjell fytyrën e vërtetë, fytyrën e shëmtuar të luftës.
Kjo ishte mënyra e piktorit surrealist për të shprehur qëndrimin e tij ndaj saj.
Në këtë pikturë vuajtja e të gjithë njerëzimit është përcjellë nëpërmjet një fytyre të vdekur.
Kjo ishte një temë që e përfshinte emcionalisht Dalinë, i cili e ndiente dhimbjen dhe shkatërrimin e luftës, mendërisht dhe fizikisht.
Me “Fytyrën e luftës”, Dali i ka dërguar një mesazh botës nëpërmjet artit… I ka treguar marrëzinë e saj…